Çfarë do të bënim pa te? Pa allajner i gjithë makijazhi do të dukej disi i zbrazët…
Alajneri është ‘alet’ fantastik për makiazh, i cili vjen në të gjitha spektrat e ngjyrave, formave dhe mund të transferojë në tërësi dukjen e syve tuaj. Ndërkaq, atë duhet të dini se si ta përdorni. Nuk është njëjtë se çfarë vije do të tërhiqni, çka i përshtatet syrit tuaj dhe, si në çdo gjë, edhe këtu mbizotëron thënia- “Ku ka më tepër se sa duhet, nuk është bukur!”
Nëse dëshironi të mësoni diçka më shumë për allajner apo jeni kureshtare të mësoni si të vendoset ai, atëherë këtu mund t’ju ndihmojmë. Vetëm vazhdoni të lexoni…
Vija e epërme, kryesorja
Nëse nuk keni shumë përvojë me allajner- ju rekomandojmë të përdorni laps pasi që me të është më lehtë. Sa i përket teknikës, filloni nga më e lehta: Vijën kryesore në pjesën e sipërme të qepallave, e cila përcjell qerpikët.
Vijën filloni ta vizatoni nga skaji i brendshëm i syrit, duke vazhduar kah jashtë. Që të jeni të sigurtë që duart nuk do t’ju dridhen, dhe që të fitoni vijë të drejtë të përkryer në pjesën e sipërme të qerpikëve, duhet ta vendosni bërrylin në diçka të fortë dhe në vend stabil dhe lehtë ta tërhiqni lapsin nga skaji i jashtëm i syrit me dorën e lirë.
Format dhe stilet fillestare të vijës së allajnerit
Pasiqë e keni praktikuar vijën e thjeshtë të hollë në sy, mundeni edhe sipas dëshirës ta theksoni apo ta trashni vijën. Përmbi këtë vijë tërhiqeni edhe një tjetër dhe lehtë hapeni (trasheni) ndaj pjesës së jashtme të përfundimit.
Sa i përket dukjes, mund të bëni të ashtuquajturin ‘Cat eyeliner’ i cili është shumë i popullarizuar. Bëhet fjalë për vijë e cila tërhiqet më gjatë në përfundim të syrit. Ajo mund të jetë më e hollë apo edhe më e trashë.
Stile të ndryshme të vijave për forma të ndryshme të syve
Nuk i përshtatet secilës formë e syrit vija e njëjtë. Pasi që e keni mësuar vijën klasike të drejtë, ngjitur me qerpikë edhe atë që vazhdon pak jashtë vijave të qerpikëve, mund të filloni të mendoni se cili stil i allajnerëve ju shkon juve më së shumti.
Nëse i keni sytë më të gjërë apo të hapur, vendosni për vijë të allajnerit apo lapsit në pjesën e sipërme dhe të poshtme të kapakëve . Tërhiqni vijën e hollë klasike në pjesë të sipërme ngjitur me qerpikë përgjatë gjithë syrit jashtë dhe brenda. Me laps për sy ngjitur me qerpik në pjesën e poshtme gjithashtu tërhiqni vijën, por tërhiqni vetëm një të tretën në gjatësisë së syrit. Nëse doni që sytë në pamje t’ju duken më të afërt, vijën me ngjyrë të errët e koncentroni në pjesën e brendshme të qosheve të syve (sa më afër hundës). Vizatoni V në pjesën e sipërme dhe poshtme të syrit, më pas vijën tërhiqeni në pjesën e sipërme të syve dhe gradualisht hollojeni në gjysmë apo në një të tretën e syrit, më pas me shkop për pambuku për veshë zbeheni vijën- që të duket sikur gradualisht po zbehet.
Glam stilet e vendosjes së allajnerit
Nëse sytë i keni më afër njëri-tjetrit, duhet të theksoni skajet e syve, dhe këtë nga gjysma e syve deri tek skajet e jashtme të syve. Përbri qerpikëve të poshtëm dhe të epërm, bëni edhe një thyerje në qoshen e jashtme të syrit (cat eye). Në skajin e brendshëm të syrit vendosni laps të bardhë për sy.
Keni sy të vegjël? Nuk keni nevojë të hiqni dorë nga allajneri. Vija e kapur me qerpikë në kapakun e epërm mundet që vizualisht t’ju zmadhojë sytë. Triku qëndron në koncentrimin e skajin e jashtëm të syrit, vijën duhet ta tërhiqni edhe jashtë vijës së syrit dhe në mbarim ta tërhiqni pak nga lartë – ‘cat eye look’ është i përkryer për juve. Ju duhet t’i ikni lapsit të zi në pjesën e brendshme të syrit, sepse kjo ju zvogëlon syrin.
Nëse keni sy të bukur, formë bajameje- theksojini edhe më shumë me allajner. Juve të gjitha stilet ju shkojnë, kështu që mos u frikësoni të bëni eksperimente.
Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION./kosovarja.ch/