3.7 C
Priština
More

    I dashuri më injoron mua: 7 arsyet përse!

    spot_imgspot_img

    Thjeshtë jeni duke qëndruar nën mendimin se “I dashuri më injoron?” Nuk është ndonjë ndjenjë e mirë, e dijmë këtë. Është lehtë të vini në përfundime se ai është i interesuar për dikë tjetër apo thjeshtë ka humbur dëshirën për ju, por ekzistojnë shumë arsye se pse i dashuri juaj mund të ju injorojë.

    Shumë nga këto shpjegime nuk lidhen fare me ju ose me diçka që ju mund ta keni bërë. Kështuqë para se të tërhiqeni nga ai, shihni disa nga arsyet kryesore se pse i dashuri qëndron i ftohtë ndaj jush.

    Dhe mbani mend – është shumë mirë të komunikoni! Nëse diçka nga marrëdhënia juaj ju shqetëson, ju duhet t’ia thuani partnerit. Mund të ju kursejë shumë kohë duke u marrë për një problem jo ekzistues.

    Pra, pse po ju injoron i dashuri? Lexoni në vijim arsyet!

    1. Diçka sillet në mendjen e tij

    Meshkujt nuk janë edhe aq të mirë në shprehjen e emocioneve të tyre, veçanërisht nëse krahasohen me ne femrat.

    Kjo është arsyeja se kur diçka i shqetëson ata, bëhen më të ngurtë dhe mbyllen në vete.

    Mund të jetë çfarëdo lloj arsye – puna, shoqëria apo familja. Çfarëdo lloj arsye të jetë, ata mund të bëhen më pak llafazanë dhe kjo ju bën të mendoni se ata ju injorojnë.

    Nëse mendoni se ka diçka që sillet në mendjen e tyre, thjeshtë pyetni ata. Zakonisht mund të bashkëpunoni rreth zgjidhjes së problemit dhe të ndaloni së shqetësuari për tërheqjen apo distancimin e tij.

    1. Thjeshtë është natyra e tij

    Gjithsecili është i ndryshëm, kjo e bën edhe jetën më atraktive. Por, kjo mund ta bëjë jetën edhe më konfuze.

    Kur ju filloni një lidhje, paprtimas bëheni shumë të afërt me dikë që ndoshta nuk e njihni edhe aq mirë.

    Ndoshta jeni një komunikues shumë i mirë dhe parapëlqeni t’i shkruani rregullisht mesazhe, ndërsa nga ana tjetër ai dëshiron më shumë të kontaktoni kur shiheni sy me sy.

    Ndoshta mund të ofendoheni nga fakti se atij i duhen 2 orë për t’jua kthyer mesazhin apo që rrallë herë ju shkruan gjatë ditës. Në fakt, ju mund të dëshpëroheni dhe merakoseni, sepse atij i duhen ditë të tëra për ta kuptuar se nuk është në rregull çka me të.

    Sërish, komunikimi është çelësi!

    1. Ai është i zënë

    Kjo tingëllon shumë qartë, por do të befasoheni se si shumica prej nesh e tejkalojnë këtë fakt të vogël- ndoshta i dashuri juaj ju injoron për shkak se është shumë i zënë.

    Po, ndoshta bëhet fjalë për ndonjë projekt të ri në punë, ose ndonjë muaj i ngarkuar në kalendarin e tij, të gjithë kalojmë nëpër përjetime plot tension në jetë.

    Kjo nuk nënkupton se ai ju dëshiron më pak, në fakt ai kalon një ditë të ngarkuar në punë dhe ndoshta mezi pret t’ju takojë në mbrëmje, por thjeshtë nuk është në gjendje t’jua shprehë këtë.

    1. E keni mërzitur atë

    Ndoshta kjo ju duket paksa si një stereotip, por më besoni se është e vërtetë. Ne femrat e dijmë shumë mirë se sa të mira jemi në injorimin e dikujt që na mërzit apo shqetëson.

    Meshkujt njihen për debatimin ndërsa ne jemi më passive aggressive ndaj tyre.

    Pra, mendoni rreth asaj se ndoshta keni bërë diçka apo e keni mërzitur atë që ju injoron kaq shumë? Mos i keni thënë ndonjë gjë pa ndjenja? Apo mos e keni injoruar atë?!

    Ndoshta ai po bën të njejtën gjë sikur ju që e trajtoni atë.

    1. Ai ka nevojë për pak hapësirë

    A e mbajtët mend kur thamë se gjithsecili është i ndryshëm, po pra ky shembull do të na ndejk sërish edhe këtu.

    Ta marrim shembullin e njejtë – ju pëlqeni të shkruani gjatë tërë ditës, ndërsa ai ka dëshirë të bisedojë sy me sy kur të kthehet në mbrëmje. Nëse nuk i flisni partnerit për këtë, dhe filloni të lëshoni mesazhe me zë (voicemail) duke e pyetur se pse nuk ju ka shkruar, pastaj i shkruani në murin e facebook-ut, atëherë thjeshtë imagjinoni se ai do të fillojë të ketë nevojë për pak hapësirë.

    Sërish, kjo nuk do të thotë se ai nuk ju dëshiron, kjo nënkupton se ai ka nevojë për pak më shumë kohë për veten.

    Ai gjithashtu ka nevojë që të mërziteni pak më shumë për njëri-tjetrin dhe pastaj mezi të presë t’ju takojë.

    1. Ekziston dikush tjetër për të

    Në rregull, tani po kalojmë tek arsyet që ndoshta nuk do dëshironit ti dëgjonit.

    Ka arsye të shumta të pafajshme se pse i dashuri mund të ju injorojë, por nga ana tjetër ka edhe aq shumë arsye djallëzore se pse ai ju injoron.

    Ndoshta dikush tjetër ia ka vënë syrin të dashurit tuaj. Kjo nuk do të thotë se ky ju ka tradhëtuar ose është i dhënë pas atij personi, por mjafton vetëm ndonjë tërheqje apo kalim në mendje, por që ia vlen të shqetësoheni.

    1. Lidhja juaj është drejt përfundimit

    Arsyeja e fundit se pse i dashuri ju injoron, është ndoshta e vetmja që nuk do dëshironit ta dëgjonit, është se lidhja juaj po shkon drejt përfundimit.

    Nëse i dashuri juaj dëshiron ta përfundojë lidhjen është mirë që t’ju paralajmërojë, e jo thjeshtë të largohet pa ndonjë arsye të caktuar.

    Gjithashtu, ndoshta ai vazhdimisht ju bën gjëra të këqija që të ftoheni nga lidhja e të mos befasoheni pastaj nga ndarja.

    Është shumë e rëndësishme ta mbani mend këtë –shpesh herë kur i dashuri ju injoron, ju supozoni se ai dëshiron të largohet nga ju, por siç i pamë arsyet nuk është gjithmonë kështu pasi shumica e tyre ishin arsye të paqëllimshme dhe të padjallëzuara, kështuqë mos u ngutni në dhënien e përfundimeve të nxituara!/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...