Përbërësi kryesor në ushqimin e botës arabe. Ndihmon në anemi, hipertension, kolesterol të lartë, diarre, madje edhe kancer…
Fryti më i rëndësishëm në ushqimin arab është hurma. Ajo është aq e rëndësishme saqë është quajtur “Buka e shkretëtirës” dhe në Greqinë e lashtë ishte e njohur si “fryt i perendive”. Ajo rritet në oazat e shkretëtirës apo palma. Është fryti i vetëm në Sahara, në të cilën njeriu mund të mbijetojë. Palmat lulëzojnë në muajin mars, ku edhe kryhet pllenimi i nevojshëm për krijimin e frutave.
Në aspektin shëndetësor dhe ushqyes, hurmat konsiderohen si futat më të shëndetshëm në planet. Është e lehtë për t’u tretur dhe ju mbajnë gjatë kohë të ngopur. Janë të pasur me vitamina dhe janë të nevojshëm edhe për të rritur e fëmijë. Hurmat paraqesin një burim i pasur me fibra natyrore, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e duhur të zorrëve. Sheqeri natyral që posedon hurma, është alternativë e mirë kundër konsumit të sheqerit të zakonshëm. Ky fyt është shumë efektiv në trajtimin e anemisë, hipertensionit, kolesterolit dhe sëmundjeve tjera, madje edhe kancerit.
Personat anemik duhet të hanë sa më shumë të jetë e mundur sepse janë një burim i shkëlqyer i hekurit, sidomos rekomandohet për fëmijët gjatë pubertetit dhe tek gratë shtatzëna. Përveç kësaj, hurma ndikon në uljen e kolesterolit dhe forcon zemrën.
Hurmat janë të mira edhe për të pamurit për shkak se përmbajnë lutein dhe zeaxanthin, ku jo më kot janë cilësuar si “vitamina për sy”.
Hurmat mund të ndalojnë edhe diarrenë pasi që janë të pasura me kalium. Konsumi i rregullt i hurmave rregullon funksionin e zorrëve. Kjo ndihmon që ushqimi të tretet shpejtë dhe lehtë, ndërsa teprica të largohet nga trupi.
Nëse hurma konsumohet në sasi të moderuar, shpejt mund të humbni në peshë, kjo nënkupton se kjo është shumë e mirë edhe për humbje peshe. Por, nëqoftëse ju e teproni me konsumin e tyre, atëherë shpejt vjen edhe në trashje, sepse 1 kilogram nga ky fryt përmban rreth 3000 kalori.
Ndihmon shtatzënat dhe nënat pas lindjes. Nëse shtatzënat konsumojnë hurma rregullisht një muaj para lindjes, kanë më pak dhimbje gjatë lindjes si dhe më pak gjakderdhje, është vërtetuar nga shkencëtarët në hulumtimet e bëra në Univerzitetin e Shkencave dhe Teknologjisë në Jordani. Përveç kësaj, hurma i ndihmon nënave në prodhimin e mjaftueshëm të gjirit për fëmijën si dhe përmirëson disponimin tuaj, që nënkupton parandalimin e depresionit pas lindjes.