-1.4 C
Priština
More

    Hunda e thatë mund të jetë simptomë e hershme e Coronavirusit, thonë doktorët

    spot_imgspot_img

    Hunda e thatë dhe me kore mund të jetë një nga simptomat më të hershme të Coronavirusit.

    Kërkuesit spanjollë kanë zbuluar se 70% e pacientëve me Coronavirus kanë përjetuar tharje të hundës, shkruan “TheSun”.

    Disa kanë raportuar të kenë pasur ndjenjën sikur diçka kishte bllokuar vrimat e hundës dhe se mukoza e hundëve ishe e tharë.

    Ekspertët e Universitetit të Barcelonës thanë se mund të jetë shenjë që vjen para humbjes së shijes dhe nuhatjes.

    Deri më tani kjo shenjë është injoruar, por sigurisht do të duhet edhe pak kohë për të vërtetuar teorinë e tyre.

    Simptomat më të rënda, i kanë lënë disa simptoma më të lehta si kjo në hije.

    Shenjat e hershme do të thonë diagnostikim të hershëm prandaj duhet të merren parasysh të gjithë shenjat.

    Sigurisht, disa nga shenjat e Covid mund të jenë të ngjashme me simptomat e viruseve sezonale, por kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i injorojmë.

    Disa nga pacientët janë shprehur se kanë pasur një ndjenjë të çuditshme në hundën e tyre edhe nëse nuk ishte thatësi.

    Simptomat që shfaqen përmes hundës, qoftë zënie e hundëve, humbja e aromës, tharja e hundës etj, zgjasin mesatarisht 12 ditë.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...