1.4 C
Priština
More

    Humbja e shijes, një nga simptomat më dominante të COVID-19

    spot_imgspot_img

    Pothuajse gjysma e të infektuarve me Coronavirusin e ri kanë një ndryshim në sensin e tyre të shijes, sipas një studimi të botuar në revistën Gastroenterology.

    Hulumtimi erdhi me të dhëna që mund të jenë të dobishme për klinikët në trajtimin e pacientëve te të cilët COVID-19 mund të jetë fatal, shkruan e përditshmja britanike Deccan Herald.

    “Kjo simptomë nuk është vërejtur në studimet e mëparshme, me siguri sepse simptoma të tjera të tilla si kollë, ethe dhe vështirësi në frymëmarrje ishin shumë më të theksuara,” tha Muhamed Aziz nga Universiteti Amerikan i Toledo.

    Ekipi i hulumtimit analizoi të dhëna nga pesë studime të botuara më parë, të cilat u kryen nga janari deri në fund të marsit të këtij viti.

    Nga 817 personat e infektuar me COVID-19, të cilët u përfshinë në studim, 49.8 për qind e tyre ndjenin ndryshimet kur ishte fjala për ndryshimin e shijes.

    Ekspertët supozojnë se kjo përqindje mund të ishte edhe më e lartë pasi disa hulumtime u bazuan në të dhëna nga pacientë, të cilët nuk vunë re çdo simptomë të virusit.

    Dyshohet se ndryshime në këtë sens ndodhin te njerëzit që kanë simptoma më të buta.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...