Një dietë 1 javore përmes së cilës mund të humbisni 3 kilogramë. Mjafton të ndiqni pikë për pikë këtë dietë, vetëm për 7 ditë.
Ndër të tjerash kjo dietë do ju ndihmojë edhe për një pastrim të trupit, shumë i këshillueshëm në stinën e verës. Ju do të ndiheni të lehtë dhe pse jo, me disa kile më pak.
Pas përfundimit këshillohet një pushim minimumi 3 javor dhe pas kësaj mund ta përsërisni.
Dieta -3kg:
Dita e parë
Vetëm fruta. Perveç fikut, bananes, portokallit dhe rrushit. Supë me 4 karota, 8 speca jeshile, pak spinaq, brokoli dhe dy vegeta pule. Supa vlen për tri dite. Ruaje në frigorifer.
Dita e dytë
Vetëm zarzavate, me pak vaj ulliri. Përveç patates apo fasules. Lejohet patëllxhani dhe kungulli jeshil.
Dita e tretë
Fruta + zarzavate dhe supë në darkë.
Dita e katërt
Kos dhe banane. Deri ne 5 banane deri në oren 17:00. Në darkë supën.
Dita e pestë
Çajëra bimorë paradite dhe peshk. Peshku në furrë, pa lëkurë.
Dita e gjashtë
Fileto pule dhe çajëra bimore
Dita e shtatë
Rizoto me perime (karota,bizele etj).