-0.3 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI 

    Puna: Jeni i vendosur në qëllimet tuaja dhe ju imponohet njohuria që rrethi po i përkrah idetë tuaja. Dini të vlerësoni situatën e volitshme në skenën afariste dhe të bëni paraqitje të mirë para bashkëpunëtorëve.

    Dashuria: Parandieni se gjendeni në një kthesë emocionale, andaj me kujdes po analizoni partnerin tuaj apo personin i cili po ju pëlqen. Ngjarjet në dashuri, të cilat i parandieni, kanë një kënaqësi të pazakontë dhe ju plotësojnë me humor pozitiv apo me entuziazëm. Harmonia emocionale paraqet shprehje më të mirë të lumturisë intime që po ju përcjell.

    Shëndeti: Për shkak të obligime të mundimshme dhe dinamikës së shtuar janë të mundshme dobësitë kalimtare.

    DEMI 

    Puna: Keni dëshirë t’i zgjeroni interesimet tuaja profesionale në drejtime të ndryshme, mirëpo ekzistojnë edhe situata të cilat kërkojnë angazhim më të madh. Bëhuni real, pranoni punët për cilat keni njohuri dhe përvojë të mjaftueshme. Jini i kujdesshëm në fundjavë.

    Dashuria: Në dashuri nuk mund të qëndroni indiferent ndaj paraqitjes apo ndikimit të dikujt, ekzistojnë veprimi dhe detajet të cilat ju zbulojnë më shumë seç mendoni. Lehtë po humbni kontrollin emocional. Pas takimit me një person, do ta keni më të qartë se ku keni gabuar deri tani në vizionet tuaja dashurore.

    Shëndeti: Kini kujdes në stabilitetin tuaj psikik dhe shmanguni situatave stresuese.

    Puna: Është e nevojshme të definoni listën e prioriteteve në harmoni me ngjarjet e reja në skenën afariste dhe sipas kritereve themelore të cilat aplikohen. Kushtojini kujdes punëve të cilat do t’ju sjellin rezultate konkrete dhe dobi financiare.

    Dashuria: Në dashuri nuk mund të gjeni pushim nga personi i cili me këmbëngulje jua imponon kërkesat e veta. Ndieni nevojë që emocionalisht të relaksoheni, pa u frikësuar shumë nga komplikimet dhe pritjet e mundshme. Ju nevojitet përkrahje më e madhe emocionale dhe afërsi mentale me personin që ka afinitete të ngjashme.

    Shëndeti: Mendoni për mënyrën më të shëndoshë të ushqimit dhe liroheni nga teprica e toksikeve nga organizmi

    GAFORRJA 

    Puna: Po silleni me shumë kujdes dhe tërë situatën në skenën afariste po e vlerësoni nga aspekte të ndryshme. Është e nevojshme që të përcaktoheni për zgjidhje afatgjate afaristo-financiare dhe për partner të sigurt.

    Dashuria: Në marrëdhëniet me personin e dashur, nuk keni nevojë që të përsërisni shumë dialogun apo situatën e cila nuk e sjell efektin e dëshiruar. Partneri juaj nuk është i përsosur, mirëpo nuk është i gatshëm për dozë të tepërt të kritikës. Gjithmonë ekziston mënyra më suptile në të cilën mund të realizoni qëllimet tuaja emocionale, tregoni inspirim dhe butësi të mjaftueshme.

    Shëndeti: Me rëndësi është që të keni qëndrim pozitiv ndaj çështjes së kontrollit të rregullt shëndetësor dhe mbrojtjes së shëndetit.

    LUANI 

    Puna: Po i mbroni me vetëbesim interesat tuaja afariste dhe aktivisht po merrni pjesë në bisedime të ndryshme, duke mos i marrë parasysh shumë komentet e dikujt. Orientimi juaj është në drejtim të ideve të mëdha, mirëpo edhe drejt mundësive reale për sukses.

    Dashuria: Në dashuri nuk flisni tepër, sepse veprimet tuaja flasin mjaftueshëm për qëllimet dhe ndjenjat tuaja. Prania e dikujt dhe “prekja e butë e dashurisë” veprojnë shumë në mënyrë inspiruese dhe ju orientojnë të jeni i sjellshëm. Jeni duke rrezatuar energji pozitive dhe entuziazëm emocional.

    Shëndeti: Me rëndësi është që të silleni në mënyrë të matur dhe me kujdes, si edhe të kini kujdes për preventivë më të mirë shëndetësore.

    VIRGJËRESHA 

    Puna: Me vetëdije po e plotësoni pjesën tuaj të obligimeve dhe të bisedimeve zyrtare, mirëpo ekzistojnë bashkëpunëtorë të cilët kanë masa të tjera të vlerave dhe shpesh e ndryshojnë strategjinë e sjelljeve të tyre. Nuk ka arsye që dikush të ndikojë në pasigurinë tuaj profesionale.

    Dashuria: Në dashuri keni nevoja më të llojllojshme sesa mund të imagjinojë partneri juaj apo të hetojë sjelljen tuaj. Ju kaplon dëshira romantike dhe dëshironi shumë lidhje idilike, është e nevojshme që të ndieni kulmin e përbashkët. Po silleni me entuziazëm, mos hiqni dorë nga qëllimet tuaja emocionale.

    Shëndeti: Angazhimi shtesë fizik, shëtitja dhe relaksimi ndikojnë pozitivisht në balancën tuaj të brendshme dhe në organizëm.

    PESHORJA 

    Puna: Keni dëshirë që të arrini rezultate të mëdha dhe të përmirësoni pozitën tuaj financiare. Me mjeshtëri po gjeni zgjidhje indirekte dhe nuk i pranoni ofertat kapitulluese. Dini t’i impononi qëllimet tuaja profesionale dhe kriteret tuaja të larta.

    Dashuria: Në dashuri mendoni se të gjitha problemet i keni lënë prapa. Megjithatë, dikush mund t’ju befasojë në mënyrë të papërshtatshme. Nuk ka arsye që t’i zmadhoni rolin dhe nevojat tuaja emocionale para personit të dashur. Nëse jeni person i ri apo i lirë, prisni shumë nga një takim i cili nuk do t’i plotësojë në tërësi pritjet tuaja.

    Shëndeti: Jeni në formë të shkëlqyeshme, mirëpo përpiquni që të kujdeseni drejt për gjendjen tuaj psiko-fizike.

    AKREPI 

    Puna: Dikush me kujdes po analizon sjelljen tuaj apo deklaratat që po i bëni. Shmanguni debatit publik me bashkëpunëtorët të cilët shfrytëzojnë kritere të tjera afariste. Ekzistojnë qëllime të cilat mund t’i realizoni në një mënyrë të tërthortë.

    Dashuria: Në dashuri ju presin kthesa pozitive. Megjithatë, gatishmërinë intime mbajeni për rrethin e ngushtë të miqve. Ju është i domosdoshëm diskrecioni emocional, posaçërisht kur gjendeni para shikimeve kureshtare apo në shoqëri të panjohur. Në harmoni me qëllimet tuaja, mos flisni më shumë se që është e nevojshme.

    Shëndeti: Është e mundshme që problemet tuaja shëndetësore më së shpeshti të jenë të shkaktuara nga stresi i shtuar psikologjik.

    SHIGJETARI 

    Puna: Në harmoni me afiniteteve tuaja të verifikuara po zgjidhni punën për të cilën ju duket se keni më së shumti gjasa për sukses dhe afirmim të gjerë. Informimi i drejtë dhe organizimi i mirë afarist çojnë drejt suksesit.

    Dashuria: Jeni të vërshuar me emocione të ndryshme, mirëpo me kujdes po e kërkoni rastin e mirë në të cilin mund të shprehni dëshirat ose ndjenjat tuaja në shoqërinë e personit të afërt. Ndonjëherë me vështirësi kontrolloni entuziazmin apo epshin tuaj, mirëpo shprehja fytyrës suaj flet mjaft për atë se çka mendoni dhe ndieni. Nuk mund të ikni nga interesimi i dikujt.

    Shëndeti: Aspektet e volitshme do t’ju plotësojnë me energji, por edhe herë pas herë irritime, që mund të shprehen nëpërmjet gjendjes së ndryshueshme psiko-fizike.

    BRICJAPI 

    Puna: Jeni në një situatë të shkëlqyeshme që të realizoni interesa afatgjata afariste. Në krahasim me bashkëpunëtorët tuaj shpesh e kini “fjalën kryesore” dhe dini të realizoni pozicion të mirë. Është me rëndësi që të nxisni kontakte dydrejtimëshe.

    Dashuria: Ngjarjet që ju përcjellin në dashuri ju trimërojnë. Po ndieni një entuziazëm të madh dhe kënaqësi në shoqëri me personin e dashur. Ju pëlqejnë sjellja dhe gatishmëria e dikujt që t’ju kënaq në mënyra të ndryshme. Nëse jeni person i ri apo i lirë, ju presin kontakte interesante dhe njohje të reja. Dikush do t’ju kënaq me paraqitjen dhe stilin e sjelljes.

    Shëndeti: Për shkak të angazhimit të madh apo edhe sforcimit të shtuar, janë të mundshme dhembje të herëpashershme të kokës.

    UJORI 

    Puna: Meqë nuk po i respektoni kërkesat e dikujt, ju presin komplikime kritika të shumta. Nuk mund të ndryshoni rrethanat e tashme në skenën afariste dhe t’i lini anash obligimet tuaja. Është e nevojshme që më mirë të përshtateni.

    Dashuria: Dëshironi më shumë mirëkuptim dhe butësi në dashuri. Partneri ka ide të pazakonshme dhe me sjelljet e tij tek ju nxit ndjenjë pasigurie. Ju nevojitet prania e dikujt, por edhe një nivel i caktuar i lirisë emocionale. Po parandieni ndryshim të konsiderueshëm në raport me personin e dashur.

    Shëndeti: Dhembja e herëpashershme e kokës, rënia e imunitetit, pengesat me të parët dhe me përqendrimin janë dukuri që ju përcjellin, nëse e ngarkoni tepër organizmin.

    PESHQIT 

    Puna: Ngjarjet në skenën afariste kanë rrjedhë të ndryshueshme, shkathtësia e përshtatjes në situata të caktuara ju sjell efektin më të mirë. Është e nevojshme që të orientoheni drejt interesave afatgjata, mirëpo edhe të pranoni trendin bashkëkohor të shprehjes.

    Dashuria: Është me rëndësi që t’i jepni përkrahje emocionale partnerit tuaj dhe që me besnikëri t’i pasoni idetë e përbashkëta. Personi i dashur mund t’i plotësojë pritjet tuaja, mirëpo paraprakisht patjetër duhet të krijoni lidhje të harmonishme. Mbështetuni në nxitjet emocionale të cilat ju përcjellin dhe në “zërin tuaj të brendshëm”. Kënaqësia apo shkëlqimi juaj i brendshëm janë shprehje e lumturisë së përbashkët.

    Shëndeti: Do t’ju bëjnë mirë mënyra e shëndetshme e ushqimit, dalja në natyrë dhe relaksimi psiko-fizik.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...