Dashi
Marsi rekomandon ta dëgjoni më shumë zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj jave. Do jeni të frymëzuar dhe plot imagjinatë. Shëndeti do jetë gjatë gjithë kohës i mbrojtur nga yjet, megjithatë mirë është të mbroheni pak nga ndryshimet e motit.
Në planin financiar mos merrni vendime të nxituara të cilat mund të ju sjellin probleme të mëdha më vonë. Ulni sa më parë edhe shpenzimet sepse do jetë gjëja më e mirë që mund të bëni.
Demi
Mundohuni të nxirrni më të mirën e vetes gjatë kësaj javë sepse keni vërtet vlera të çmuara. Në tërësi gjërat do iu ecin mirë. Për sa i përket shëndetit, ai nuk do jetë i qëndrueshëm. Kujdes me lodhjen e tepërt dhe pagjumësinë.
Financat do influencohen negativisht. Bëni çmos që të paktën të mos bini në humnerë.
Binjakët
Javë e bukur do jetë kjo për të gjithë. Nuk keni për të pasur stres dhe merak si më parë. Gjendja shëndetësore nuk do jetë e shkëlqyer, por për fat nuk do keni probleme serioze. Dhimbjet e kokës apo të barkut do largohen shpejt.
Me financat gjërat do ecin mirë nëse tregoheni të logjikshëm dhe i menaxhoni si duhet ato para që keni nëpër duar.
Gaforrja
Këtë javë do doni t’i bëni gjërat sa më mirë dhe pa u nxituar. Nuk do ju mungojë kreativiteti dhe as këmbëngulja. Shëndeti gjithashtu do jetë i shkëlqyer. Do keni energjinë që do ju nevojitet.
Klima yjore do jetë e përshtatshme që ju të përmirësoni gjendjen financiare. Shfrytëzojeni këtë mundësi që iu jepet sepse jo gjithmonë do gjendeni në situata të tilla.
Luani
Yjet do i keni në krah këtë javë, por ju do jeni të pabindur dhe do bëni gabime. Imuniteti nuk do jetë në gjendjen më të mire kësaj jave dhe shpesh do ndiheni pa fuqi e do keni dhimbje trupi.
Në planin financiar ka rrezik t’iu dalin vështirësi e probleme të njëpasnjëshme. Nuk do arrini dot t’i kryeni as shpenzimet e planifikuara.
Virgjëresha
Kjo javë do të ju mundësojë të reflektoni për gjërat që keni kaluar dhe për të menduar disa ndryshime për më tej. Shëndeti do ketë goxha probleme sidomos nga ato që lidhen me sistemin e tretjes. Kujdes me ushqimin që do të konsumoni dhe pini sa më shumë lëngje.
Sektori i financave në shumë momente do jetë delikat dhe i trazuar. Kujdes për çdo shpenzim që do kryeni në mënyrë që të mos mbeteni keq më pas.
Peshorja
Mjaft pritët më, përfitoni nga kjo javë për të vepruar e për të guxuar. Tregojeni vendosmërinë që keni. Shëndeti do jetë në përgjithësi i mirë. Do jeni në formë dhe plot energji.
Në planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme. Mos merrni kredi por mundohuni të ju kërkoni ndihmë familjarëve.
Akrepi
Javë e mbushur me argëtim, hare, komunikim dhe biseda interesante do jetë kjo. Do dini t’i vini fre edhe padurimit. Shëndeti do të mbrohet nga planetët. Edhe nëse keni pasur shqetësime do e merrni veten shpejt.
Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme falë një situate të mirë. Mundohuni me sa keni mundësi të hiqni ndonjë lek mënjanë.
Shigjetari
Përqendrohuni tek objektivat tuaja gjatë kësaj jave dhe mos e humbisni shpresën asnjëherë. Mërkuri do ndikojë pozitivisht tek shëndeti. Mund të keni vetëm pak dhimbje koke për shkak të lodhjes, por asgjë për t’u shqetësuar.
Në planin financiar mos ndërmerrni më shumë rreziqe sesa duhet sepse situata nuk është aq e qëndrueshme.
Bricjapi
Saturni dhe Urani do të ju ndihmojë të flisni edhe për tema delikatë gjatë kësaj jave dhe nuk do keni aspak probleme. Do ndiheni më të qetë se asnjëherë. Edhe shëndeti ka për të qenë i mirë në tërësi, pavarësisht se nuk do mungojë herë pas here ndonjë dhimbje koke apo barku.
Gjendja e financave do jetë goxha më e mirë dhe do arrini të kryeni edhe disa investime me interes të madh.
Ujori
Këtë javë do ju rikthehet buzëqeshja dhe harmonia në jetën tuaj. Do ndiheni me më tepër optimizëm se më parë. Shëndeti nuk do jetë i keq, por gjithsesi mirë është të mbroheni nga disa ndryshime të temperaturave.
Buxheti do jetë akoma i paqëndrueshëm sepse do të jeni të detyruar të kryeni shpenzime të nevojshme në çdo moment.
Peshqit
Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Shëndeti do ketë shqetësime. Mund të jeni nervozë, mund të keni dhimbje muskujsh dhe probleme me gjumin.
Buxheti nuk do të jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mos bëni gabim të jepni para hua sepse do të ju duhen për vete.