-0.8 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    DASHI

    Falë ndikimit pozitiv të Venusit, këtë javë do jeni edhe më sensualë ju të dashuruarit. Për çdo gjë do flisni hapur dhe nuk do kërkoni gjithmonë te dalë e juaja. Mirëkuptimi dhe toleranca do jenë pika të forta që do e çojnë lidhjen përpara.

    Beqarët do jenë më të hapur dhe gati për të bërë edhe çmenduri të vogla vetëm për të ndryshuar status.

    Financat do kërkojnë më shumë përkujdes dhe maturi në mënyrë që gjendja të mbetet e qëndrueshme ose edhe te përmirësohet.

    Shëndeti herë pas here do jetë shqetësues. Do ju humbin energjitë tërësisht dhe nuk do ndiheni mirë. Mos e lini pas dore veten.

    Në punë do jeni me autoritarë dhe më të përgjegjshëm, prandaj gjërat do ecin mirë. Familja pa të reja.

    DEMI

    Falë mbështetjes së planetëve këtë javë do dashuroheni si te marrë me partnerin tuaj dhe çdo ditë do përjetoni emocione të veçanta.

    Beqarët sado që të mundohen ta gjejnë princin e tyre të kaltër nuk kanë për t’ia dalë dot mbanë. Yjet kane menduar diçka tjetër për ata, kështu qe edhe pse të vetmuar nuk do ja kalojnë keq.

    Ne planin financiar nuk do keni asnjë tronditje apo problem edhe pse do shpenzoni si normalisht.

    Sektori i shëndetit do jetë i privilegjuar. Do ndiheni më mirë se asnjëherë më parë.

    Në punë do hidhni hapa para dhe do bëheni edhe më të njohur në fushën tuaj. Po vazhduat kështu shume shpejt do ngriheni edhe në detyrë. Jeta familjare do jetë e mirë.

    BINJAKËT

    Jeta juaj në çift do ketë përmirësime të jashtëzakonshme këtë javë. Do e kuptoni se keni bërë gabim që e keni lënë pas dore partnerin dhe do bëni të pamundurën që ta korrigjoni atë.

    Beqarët do i neglizhojnë disa ftesa qe do iu bëhen dhe ky do jetë një gabim tejet i rëndë. Raste si ato nuk vijnë shpesh herë.

    Me financat duhet të tregoheni tej mase të logjikshëm dhe të kujdesshëm pasi në të kundërt nuk do arrini dot ta mbani gjendjen nën kontroll.

    Shëndeti do jetë i mirë nëse nuk e teproni me dietat dhe bëni pak me tepër aktivitet fizik.

    Në punë të gjitha planet e bëra do konkretizohen dhe do ndiheni të plotësuar. Jeta familjare do jetë mjaft euforike.

    GAFORRJA

    Këtë javë do mendoni më shumë për veten tuaj ju të dashuruarit sesa për lidhjen që keni krijuar. Në disa momente mundet edhe ta lini pas dore partnerin dhe dikush tjetër do përfitojë. Mos u habisni nëse ai shkon pas tyre dhe ju braktis.

    Beqarët do kenë një periudhë sensuale dhe të mbushur me surpriza. Përgatituni për emocione të forta.

    Buxheti nuk do jetë aspak ashtu si e keni ëndërruar, megjithatë miqtë dhe të afërmit nuk do ju lënë asnjë moment në baltë.

    Shëndeti do influencohet tej mase nga Marsi. Nuk do ndieni asnjë lloj shqetësimi dhe do jeni edhe më energjikë.

    Në punë perspektivat do jenë goxha të mira. Po vazhduat me këto rezultate mund te keni edhe rritje rroge. Jeta familjare do jetë e qetë.

    LUANI

    Këtë javë do bëni gjithçka që ta thelloni edhe më tepër jetën tuaj në çift ju te dashuruarit dhe deri ditën e enjte do e arrini këtë gjë. Do keni një komunikim më të mirë dhe do qëndroni më tepër kohë me partnerin.

    Beqarët do kenë dashuri më shikim të parë dhe e gjithë jeta do ju ndryshojë njëherë e mirë.

    Financat nuk do jenë aspak të këqija kështu qe mund të kryeni pa frikë edhe ndonjë shpenzim më tepër për t’ia bërë qejfin vetes.

    Shëndeti herë pas here mund të pësojë edhe tronditje. Kujdes me konsumimin e kafes, duhanit dhe gjërave pikante.

    Në punë duhet t’i merrni gjërat sa më seriozisht në mënyrë që të mos ju dalin të papritura të pakëndshme. Jeta familjare do kalojë disa sfida.

    VIRGJERESHA

    Në vend që të mendoni të flirtoni me dikë tjetër gjatë kësaj jave, mundohuni t’i përkushtoheni më tepër atij që keni në krah ju të dashuruarit. Përgatisni edhe surpriza dhe shprehjani sa më tepër ndjenjat partnerit nëse nuk doni ta humbni.

    Beqarët do rrethohen gjithë kohës nga persona interesantë dhe do e gjejnë atë qe do ju përshtatet.

    Financat do jenë të favorizuara sidomos për ata qe merren me tregti.

    Shëndeti do jetë tej mase i qëndrueshëm prandaj nuk do keni asgjë për çfarë të ankoheni.

    Në punë do ketë ndryshime rrënjësore. Më në fund do merrni edhe disa vendime te rëndësishme që do i bëjnë të tjerët t’iu vlerësojnë më tepër. Jeta familjare do jetë e shkëlqyer.

    PESHORJA

    Këtë javë do i harroni të gjitha problemet që keni pasur me partnerin tuaj dhe do mendoni vetëm si ta bëni çdo ditë e çdo moment sa me emocionues. Pjesën më të madhe të planetëve do i keni në krah.

    Beqarët do dinë si të joshin në çdo moment dhe nga mesi i javës do arrijnë të bëjnë pas vete persona te vyer.

    Jupiteri do jete planeti që do ju nxitë të tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet. Gjendja e të ardhurave nuk do jetë e keqe.

    Për shëndetin do kujdeseni në çdo moment kështu që nuk pritet të ketë probleme as ne këtë sektor.

    Në punë do bëni mirë të mos fiksoheni pas detajeve të vogla, por të bëni gjërat thelbësore. Do arrini majat edhe ashtu. Klima në familje do jetë mjaft e ngrohtë.

    AKREPI

    Javë normale do jetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ketë ditë të qeta dhe emocionuese sikundër nuk do mungojnë as debatet dhe konfliktet. Mundohuni sa të mundeni të jeni te logjikshëm dhe tolerantë. Nga ana tjetër mos kini besim të verbër tek disa persona qe do ju këshillojnë.

    Beqarët do kërkojnë persona perfektë dhe sërish këtë jave do zhgënjehen. Buxheti do jetë disi më i mirë se një jave më parë. Mund të shpenzoni edhe pak më tepër pa ju dridhur dora.

    Për shëndet më të mirë duhet të bëni kujdes me higjienën dhe nga ana tjetër duhet të ushqeheni si duhet.

    Për punën do jetë periudhë produktive dhe plot arritje. Jeta familjare nuk do ketë asnjë lloj problemi.

    SHIGJETARI

    Nuk do keni probleme serioze këtë jave ju të dashuruarit, përkundrazi marrëdhënia me atë që keni në krah do fillojë të përmirësohet dalëngadalë. Do jeni më të logjikshëm dhe më të kuptueshëm.

    Beqarët do kenë ditë plot ngjyra dhe emocione mjaft të veçanta. Ka mundësi që ta takojnë princin e kaltër dhe e gjithë bota t’iu ndryshojë.

    Shëndeti mund te ketë probleme të vogla. Herë pas here mund të ndieni shqetësime nga stomaku dhe nga zorrët. Mire është të mos neglizhoni asgjë.

    Në punë duhet të përqendroheni tek objektivat kryesore dhe të mos hallakateni me gjëra pa vlerë të madhe. Jeta familjare do jetë më e qetë se një javë më parë.

    BRICJAPI

    Këtë javë, nëse nuk i merrni gjërat me më shumë humor dhe nëse nuk tregoheni tolerantë keni për të pasur probleme të mëdha ne çift. Mendoni me shumë për të ardhmen dhe kuptojeni që në momente inati një person mund te thotë edhe gjëra të gabuara.

    Beqarët do kenë dashuri me shikim të parë dhe e gjithë bota do ju ndryshojë si me magji.

    Për financat do jetë periudhë e favorshme. Mund të kryeni pak me shumë shpenzime dhe mund të hiqni edhe para mënjanë.

    Gjendja fizike dhe ajo nervore do jenë përgjithësisht të qëndrueshme. Në punë do jeni tejet ambiciozë dhe nuk do ndaleni për asnjë moment. Mbështetja morale dhe materiale e familjes do jenë mbështetje e madhe.

    UJORI

    Nëse jeni në një lidhje që prej pak kohësh, këtë javë ka mundësi të përballeni me disa zhgënjime. Më mirë mos e idealizoni shumë atë që keni në krah, por tregohuni realistë dhe merrini gjërat si t’iu vijnë.

    Beqarët do jenë të pa rezistueshëm dhe do e gjejnë patjetër personin e duhur për të filluar një lidhje afatgjatë.

    Në planin financiar keni për të pasur më shumë fat nga sa kishit menduar. Gjendja do jetë e shkëlqyer.

    Shëndeti mund të ketë probleme të vogla sidomos për ata qe vuajnë nga veshkat apo mëlçia. Kujdes me alkoolin dhe erëzat.

    Në punë deri ditën e mërkurë gjërat do ecin normalisht, por më pas gjithçka do ndryshojë për mirë. Mund të merrni propozime dhe ftesa sfiduese, por më shume përfitime. Familja e qetë.

    PESHQIT

    Këtë javë do këtë edhe ditë të vështira për juve që jeni në një lidhje, megjithatë do bëni mirë të mos e lëshoni veten. Me durim, tolerancë dhe mirëkuptim mund të kalohet gjithçka.

    Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës qe dy ditët e para të javës dhe shumë gjera do ndryshojnë për ta.

    Marsi do ju bëj tej mase të kujdesshëm dhe të logjikshëm në planin financiar prandaj dhe situata do vije pak nga pak duke u stabilizuar.

    Gjendja shëndetësore do jetë më e qëndrueshme. Kujdes me tepër duhet të bëjnë moshat e mëdha të cilët mund të kenë luhatje të vogla tensioni.

    Në punë do ju dalin pafund vështirësi, por nuk duhet të dorëzoheni. Jeta familjare do jetë mjaft e trazuar.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...