-0.3 C
Priština
More

    Horoskopi javor

    spot_imgspot_img

    Dashi

    Venusi do të pozicionohet shumë mirë në qiellin e dashurisë dhe do e favorizojë pafundësisht jetën tuaj ne çift. Gjithsesi duhet të bëni shume kujdes, mos thoni gjëra lënduese sepse situata sigurt që mund të ndryshoj menjëherë. Vetëm një shkëndijë mjafton për të ndezur gjithë pyllin.

    Për beqarët nuk do mungojnë takimet, por më mirë të mos presin më shumë sesa disa mundësi për aventura të bukura.

    Me financat duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm. Shpenzimet e palogjikshme mund të prishin ekuilibrin dhe mund t’iu bëjnë të vuani gjatë.

    Shëndeti nuk do jetë perfekt. Do prekeni shpejt nga virozat këtë javë dhe nuk do të ndiheni në formën e duhur. Në punë nuk do ju mungojë ambicia, por pengesat do jenë të mëdha.

    Për familjarët duhet te jeni më të disponueshëm.

    Demi

    Mirë është që këtë javë të mos ëndërroni shumë ju të dashuruarit sepse realiteti nuk do të jetë aq i bukur. Nga ana tjetër mos e shihni partnerin si perfekt sepse do të zhgënjeheni.

    Për beqarët dashuriçkat do të jenë premtuese. Më në fund mund të afroheni me një person qe vërtet ka vlera.

    Në planin financiar intuita nuk do të ju lejoj të gaboni dhe përherë do dini t’i bëni llogaritë me kujdes.

    Shëndeti do jetë goxha më i mirë, madje edhe për ata që kanë pasur shqetësime serioze nga barku dhe mesi.

    Në punë mos u tundoni nga disa miq që do të ju thonë t’i lini gjërat pas dore. Shikoni punën tuaj dhe mos i ndiqni.

    Jeta familjare do jetë thuajse perfekte dhe pa shqetësime.

    Binjakët

    Gjatë kësaj jave do keni shumë dyshime për jetën në çift dhe do keni frikë të flisni hapur me partnerin. Nuk do të dini as t’i kontrolloni fjalët dhe do të vuani tej mase.

    Beqarët do vazhdojnë ta kenë te vështirë gjetjen e dashurisë edhe pse për të thënë të vërteten do e kërkojnë kudo atë.

    Mërzitja në të gjitha fushat mund t’iu çojë drejt shpenzimeve të konsiderueshme çka do sjellë tronditje financiare. Situata nuk do jete aspak e mirë.

    Shëndeti nuk do të ketë probleme serioze, por nëse mbani dieta strikte do pendoheni.

    Në punë merrini gjërat shtruar dhe pa u nxituar aspak sepse mund të pengoheni.

    Gaforrja

    Kujdes nga influenca e keqe e planetëve te cilët mund të sjellin debate në çift. Mundohuni të sqaroni çdo gjë që në moment sepse më vonë mund te ndërlikohen.

    Beqarët do të jenë të sjellshëm dhe të urtë. Kjo do i bëj më tërheqës dhe do të mund të njohin dikë interesant.

    Në planin financiar do të keni shumë fat, por nuk duhet të shpenzoni kot së koti.

    Merkuri do të ju mbështesë mjaft në anën shëndetësore, gjithsesi mundohuni të mos stresoheni dhe të mos lodheni shumë.

    Në planin profesional do iu bëhen propozime interesante. Mos humbni asnjë mundësi.

    Në familje mund të keni disa probleme. Tregohuni pak më tolerante dhe flisni me ta.

    Luani

    Klima ne çift këtë javë do të jetë paksa e trazuar, por stimuluese. Disa diskutime të vogla dhe skena xhelozie mund t’i bëjnë më mirë lidhjes suaj.

    Beqarët do të kenë sukses në dashuri. Ne mbrëmje dikush ëe pëlqeni mund të ju bëj një surprizë të këndshme. Përgatituni!

    Financat nuk do të rriten shumë por do e ruajnë ekuilibrin. Kjo do të ju shtyjë të mendoni për ndonjë shpenzim me tepër. Kujdes!

    Shëndeti do ketë mbrojtjen e Jupiterit dhe në përgjithësi gjërat do shkojnë mirë. As optimizmi nuk do të ju mungojë.

    Në punë do keni disa probleme të papritura. Mundohuni të tregoheni të matur dhe mbrojeni veten.

    Në familje do jetë një javë pa asgjë te veçantë.

    Virëgjërsha

    Nëse doni të keni një marrëdhënie të mirë me partnerin gjatë kësaj jave duhet të bëni kujdes me impulsivitetin dhe agresivitetin. Gjërat nuk do të jenë shumë të lehta, por do e keni vetë në dorë.

    Beqarët do të kenë një periudhë shumë stimuluese dhe po të duan vetë mund t’i bëjnë ëndrrat realitet.

    Buxheti do jetë me i kënaqshëm kështu që mund ta lini pak fantazinë tëshfrenuar dhe mund të bëni ndonjë shpenzim më tepër.

    Shëndeti do jetë goxha më i mirë se më parë pas përkudjesit maksimal që keni treguar.

    Në pune do e bëni çdo gjë me zell dhe dëshirë prandaj do arrini majat. Nuk do ju mungoje asnjë moment kurajoja dhe këmbëngulja. Jeta familjare do jete e qete.

    Pshorja

    Venusi do të ju ndihmojë shumë në jetën në çift, por Plutoni do të ndikojë negativisht. Pjesa më e madhe do lundrojë midis lumturisë dhe tensionit.

    Klima për beqarët do jetë e mirë. Do të keni takime këtë javë dhe të do flirtoni shumë me ata që do të pëlqeni. Asnjë planet nuk të do rrezikojë qëndrueshmërinë e financave tuaja, por gjithsesi shmangni shpenzimet e mëdha.

    Shëndeti nuk do ketë probleme, por për tu kujdesur më shumë, do ishte mirë një kurë me vitamina dhe kalcium. Shmangni ndonjë grip te mundshëm.

    Në planin profesional, Urani do të ndikojë shumë pozitivisht dhe ju do të arrini atje ku keni dëshiruar.

    Kushtojini më tepër kohë familjes sepse ajo ka nevojë për ju.

    Akrepi

    Kohët e fundit keni pasur edhe probleme të vogla në çift. Mundohuni të hiqni stresin dhe të dashuroni lirisht. Pritet një javë e mirë për ju.

    Beqarët do të kenë shume mundësi për të bërë për vete atë që duan. Do jeni plot sharm dhe joshëse.

    Për sa iu përket parave, klima duket se do të jetë e ngrohtë dhe ju do filloni të bëni pak ekonomi.

    Hëna do të ju sjellë probleme me shëndetin.

    As gjendja juaj fizike e as ajo shpirtërore nuk do jenë ashtu siç duhet. Mundohuni të mos lodheni shume sepse do ju shterojnë shpejt fuqitë.

    Në planin profesional do keni disa pengesa që me pak mundim mund të kalohen.

    Jeta familjare do të jetë e qetë dhe ne harmoni të plotë.

    Shigjetari

    Do të keni shumë dëshirë të dilni me partnerin këtë javë, por ai nuk do ua bëjë qejfin. Nuk do të jetë periudha më e mirë për dashurinë ne çift.

    Disa beqarë do takojnë një dashuri të vjetër. Kujdes sepse edhe mund të zhgënjeheni.

    Me financat duhet të tregoheni shumë të matur. As mos merrni e as mos jepni hua sepse situata nuk do jetë aspak e favorshme.

    Shëndeti nuk do të ketë probleme të mëdha por do të jeni paksa të stresuar. Kujdesuni pak më shumë me ushqimin, për të larguar problemet e tretjes dhe të mëlçisë.

    Në punë do të keni shumë ambicie, por do të jetë një javë paska delikate. Tregoni më shumë kujdes. Edhe në familje punët nuk do shkojnë shumë mirë.

    Bricjapi

    Do vazhdoni të njëjtën rutinë në jetën tuaj në çift dhe kjo nuk do iu bëjë tëë ndiheni shumë mirë. Mundohuni me çdo kusht të ndryshoni diçka. Kërkojini mendim edhe partnerit tuaj.

    Beqarët do njohin dikë por do të hynë në një periudhë të komplikuar. Mendohuni mirë para se të merrni vendime të rëndësishme.

    Me financat do të keni goxha probleme. Mundohuni t’i kufizoni sa më shumë shpenzimet.

    Jupiteri do ndikojë negativisht edhe në shëndetin tuaj. Qetësohuni dhe gjeni kohë për t’u çlodhur.

    Për sa i përket jetës profesionale do të jetë javë me shumë fat. Filloni edhe projekte të reja sepse do keni sukses pa fund.

    Marrëdhënia me familjarët do jetë shumë e mirë.

    Ujori

    Ata që jetojnë në çift do të gëzojnë mbështetjen e Plutonit. Gjithë java do të jetë në harmoni të plotë. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë.

    Jeta sentimentale e beqarëve nuk do jetë aspak e stabilizuar. Do të keni shumë dëshirë të dashuroni ashtu si ju dini, por nuk do të keni kushtet e nevojshme.

    Financat do të jenë të mbrojtura. Gjithsesi për të shmangur çdo lloj ndërlikimi tregohuni edhe me të kujdesshëm me shpenzimet.

    Stresi do të ju pushtojë edhe ju. Pse të mos merrni ndonjë kafshë shtëpiake?

    Në punë do të kaloni ditë të komplikuara. Tregohuni te matur me ato qe do thoni dhe konsultohuni edhe me ndonjë person me eksperience.

    Familja pa probleme.

    Peshqit

    Ata që kanë një lidhje do gjenden ndërmjet dy zjarresh këtë javë. Nga njëra anë marrëdhënia me partnerin do jetë e tensionuar dhe nuk do të dini çfarë të bëni për ta përmirësuar dhe nga ana tjetër familjarët dhe miqtë do kërkojnë ndihmë. As vetë nuk do të dini çfarë të bëni më parë.

    Beqarët do e kenë të vështirë të njihen me persona të rinj.

    Në planin financiar do të kryeni transaksione të rëndësishme të cilat do e stabilizojnë gjendjen.

    Shëndeti do jetë kryesisht pozitiv. Do të ndiqni një regjim ushqimor strikt dhe do të merreni me shumë me aktivitet fizik.

    Në punë do të ju jepen përgjegjësi të reja.

    Jeta familjare do të jetë e kënaqshme.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...