1.4 C
Priština
More

    Homeopatia – mënyra alternative e shërimit!

    spot_imgspot_img

    Homeopatia është metoda e shërimit që nxit forcën e brendshme jetike të kthehet në balans dhe prap të vendojë shëndetin në organizëm. Homeopatia është doktrinë medicinal dhe mënyrë e shërimit, ndërsa principi i saj është ligji i ngjashmërisë që thotë: çfarëdo substance që sjell sëmundje mund që ta shërojë të njejtën sëmundje dhe është e nevojshme që mes pacientit dhe medikamentit të zgjedhur të ketë shenja ngjashmërie.

    Në kërkim të shëndetit

    Pasiqë homeopatia merret me njeriun në përgjithësi dhe jo vetëm me sëmundjet dhe simptomat e tyre, me pacientin bisedohet rreth asaj se si fle, çfarë ëndërron, çfarë e iriton…

    -Qëllimi i anamnezës është që të njihet me vështirësitë e pacientit dhe gjatë asaj mos të ndikojë në karakteristikat mentale apo në gjendjen emocionale. Homeopatit i intereson njeriu komplet me problem të caktuara shëndetësore të cilit i nevojitet shërim- thotë dr. Ostojiq nga Fakulteti i Medicinës në Beograd.

    Kundër alergjive

    Homeopatia nuk i shëron sëmundjet në kuptimin klasik të fjalës por energjinë e disbalansuar që manifestohet përmes asaj sëmundje, duke u qasur secilit njeri sikur individ i veçantë. Mund të trajtojë viruse acute dhe sëmundje bakteriologjike, problem në zhvillim tek fëmijët, probleme siç janë lëndimet, kafshimet, alergjitë dhe sëmundjet e ndryshme kronike. Homeoterapia nuk mund të zëvendësojë kirurgjinë e as të ndihmojë në raste të obstruksioneve, perforimeve apo thyerjeve mirëpo mund të ndihmojë në shërim më të shpejtë pas intervenimit.

    Në fund të shekullit 18 nje mjek,shkencëtar, kimist dhe poliglot gjerman me emrin Samuel Haneman ka themeluar në ligjet e ngjashmërisë një filozofi të tërë dhe principetë shërimit, të cilat i quajti homeopati. Këtë filozofi e praktkojnë qindra-mijëra terapeut nga e mbarë bota.

    Balansi i fuqive vitale

    Njeriu është fuqi vitale balansi i të cilit manifestohet me shëndet të plotë fizik, mental dhe shpirtëror. Nën ndikimet e ndryshme fuqia vitale mund të dalë nga barazpesha dhe kjo gjë konsiderohet si sëmundje sipas homeooterapisë. Sëmundja mund të ekzistojë vetëm në nivel të energjisë dhe gjithçka që ndodhë në nivel mental, fizik apo shpirtëror mund të jetë manifestim i saj.

    Medikamentet homeopatike

    Homeopatia është mjekësi mbi energjinë andaj medikamentet përmbajnë mesazhe energjetike. Merren nën kontrollin e mjekëve homeopatë edhe qëllimi është të konsumohet medikamenti që do inicojë organizmit që të vetë-shërohet.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...