Tonet apo nuancat e forta mund t’i përdorni edhe gjatë ditës po edhe në mbrëmje, dhe për shumicën e rasteve mjafton vetëm një buzëkuq tepër i ndezur. Nga ngjyrat më të njohura janë: portokalli, rozë, vjollcë.
Ekspertët e modës këshillojnë që këtë verë të bëheni sa më të dallueshëm dhe dominant, si në kombinimet e veshjeve ashtu edhe në grimosje. Për këtë arsye edhe kompanitë e reja kozmetike preferojnë që në paletat e tyre të mbizotërojnë nuancat e ndritshme dhe me shkëlqim.
Nga ngjyrat më të njohura janë portokalli, rozë dhe vjollcë, dhe mos harroni se është shumë e rëndësishme të përshtatni këto nuanca me lëkurën tuaj dhe sytë. Janë në trend edhe buzëkuqët e lëngshëm (likuid) dhe me shkëlqim, të cilët aplikohen lehtë dhe i bëjnë buzët të duken më të plota.
Është e rëndësishme që të përdorni siç duhet buzëkuqin fluoreshent, nëqoftëse dëshironi që të zgjasë më gjatë. Para se ta veni atë, jepni formë buzëve me laps, pastaj lyeni pak me korrektor, më pas me pudër (në formë pluhuri ose të ngurtësuar) dhe në fund aplikoni buzëkuqin./kosovarja.ch/