Më herët e kanë quajtur “çorapja e dashurisë” apo disi ndryshe dhe më lirë, mirëpo pa marrë parasysh emërtimin ka një histori tejet të gjatë. Version sot është i shkurtuar me vetëm lëndët e patjetërsueshme.
Egjipt, 1000 vite p.e.s.
Egjiptasit e lashtë kanë përdorur pëlhurën nga lani që të mbrohen prej sëmundjeve seksuale. Egjiptaset kanë përdorur jashtëqitjen e krokodilit dhe mjaltën si spermicid.
Prezervativ nga goma, 1839.
Çarls Gudjir, pronar i kompanisë “ Goodyear Tires and Rubber”, zbuloi se si të prodhojë prezervativë të gomës në sasi të mëdha. Prezervativi i tij ka qenë më i mirë se të tjerët mirëpo mbante erë të keqe.
Mbrojtje e dhimbshme viti 1400.
Në Kinë , majën e penisit e kanë mbuluar me zorrë të qengjit apo me letër të yndyrosur të mëndafshit. Njerëzit kanë përdorur edhe prezervativë të tillë që i kanë quajtur “glans”, të cilat janë bërë nga brirët e kafshëve, lëkurës së hollë apo nga “shtëpia” e breshkave.
Prezervativ nga lateksi 1912.
Xhuljus From nga Polonia e ka marrë modelin e Gudjir-it dhe e ka pefeksionuar. Ka marrë mostra të qelqit me formë të penisit që i ka futur në përbërje dhe më vonë i ka vullkanizuar në furrë. Prezervativët janë shitur në letra në të cilat është shkruar që të shiten në fshehtësi.
Prezervativi zbavitës 2014.
Prezervativi modern mund të gjendet në të gjitha ngjyrat dhe shijet, ekzistojnë rreth 1000 lloje të ndryshme duke filluar nga ata me pika, me “brinjë” si dhe me “pyka”. Disa nga ato kanë pjesë shtesë që i bën të vibrojnë, dhe kur të mendoni për prezervativët e parë do të ndjeheni fatlum që jetoni në këtë kohë.