1.4 C
Priština
More

    Hiqni dorë së bëri shumë punë njëkohësisht

    spot_imgspot_img

    Jetojmë në një kohë, ku të bërit shumë punë njëherësh nuk përbën më habi. Kemi dëgjuar se sa më shumë punë të kryejë një njeri njëkohësisht, aq më i aftë është dhe aq më shumë e ndihmon trurin për të qenë aktiv, kreativ e të përforcojë kujtesën.

    Në fakt, ky mendim është i gabuar. Një studim i kryer në Universitetin e Kalifornisë tregoi se ngarkesa me disa angazhime njëkohësisht, ndikon negativisht në kreativitet, ul përqendrimin, dobëson kujtesën dhe ul nivelin e performancës në punë.

    Në një studim të kryer ku morën pjesë 200 studentë, iu caktua si detyrë të mbanin mend 120 fjalë të shfaqura në një ekran. Grupi i parë i studentëve i shihnin fjalët pa ndërhyrje, grupi tjetër me një muzikë të famshme në sfond, ndërsa një tjetër grup me një këngë të papublikuar. Kur u pyetën për fjalët që mbanin mend, ata që nuk kishin muzikë në sfond, mbanin mend më shumë të tilla. Ndaj rekomandohet të mos e mbingarkoni trurin.

    Sikurse është konstatuar në përfundim të studimit, mbingarkesa e trurit me informacion e aktivitete në një periudhë afatgjatë mund të shkaktojë probleme në përqendrim, kujtesë e kreativitet. Ndaj, ndajini gjërat dhe kushtoni secilës kohën e duhur, pasi kjo do të sjellë rezultate më të mira.

    A e dini se… ?

    Të mos mbingarkosh veten me shumë angazhime njëkohësisht mund të shmangë shfaqjen e dhimbjeve të shpeshta të kokës, arsye e të cilave nuk dihet mirë, por stresi është faktor favorizues.

    Burimi: Albanianpost.com

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...