Një dokumentar mbi Familjen Mbretërore të censuruar për 50 vjet, përfundoi në YouTube.
Dikush kishte ruajtur një kopje dhe e nxori në publik kundër dëshirës së mbretëreshës dhe BBC-së që ka të drejtat mbi materialin. Madje ishte vetë BBC që denoncio rastin dhe tashmë nuk gjendet më online. Por për aq sa qëndroi online u pa nga mbi 10 mijë vetë.
Po përse nuk e do Mbretëresha Elizabeth këtë dokumentar?
Ndoshta sepse në të e quan ambasadorin e SHBA të atyre viteve, gorillë.
Dokumentari, i xhiruar në fund të viteve 1960 dhe i transmetuar në 1969-ë, në kohën e transmetimit më shumë se 50 vjet më parë, ishte parë nga më shumë se 350 milionë shikues. Në të shfaqej jeta e përditshme e familjes mbretërore, në Pallatin Buckingham dhe Kalanë Balmoral. Filmi ofronte një pasqyrë të jetës private të familjes, por edhe nga një drekë e tyre me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Richard Nixon.
Pas transmetimit të parë, dokumentari ishte mbajtur në arkiv pas një dekreti mbretëror.