Secili sy mund të shkëlqejë në gjithë shkëlqimin e tij me hijezim të duhur, dhe për çdo ngjyrë të syve, natyrisht përshtatet hijezimi i ndryshëm, i cili nxjerrë në pah dhe të plotëson atë. Prandaj, për çdo ngjyrë të syve kemi zgjedhjen e hijeve, që në mënyrë të përkryer i përshtatet çdo syri. Zbuloni se cilat janë ngjyrat tuaja!
Sytë e gjelbër
Çdo çantë duhet të ketë një hije me ngjyrë neutrale, kurse për zonjat sy-gjelbër, më të mira janë nëntonet e ngrohta me vetëm një shkëlqim të vogël të sedeftë, i cili do të nxjerrë në pah pikëlat e arta, të cilat, sytë e gjelbër shpesh i kanë.
Hijezimet e zeza do të duken shumë të rënda në sytë tuaj, por hijet ngjyrë kafe ose gri janë më të duhura, pasi që do të japin një pamje shumë të butë dhe më shumë femërore. Të gjitha hijet të nuancave ngjyrë vjollcë, zakonishtë i përshtaten sëcilës ngjyrë, por në sytë e gjelbër janë më të dallueshme. Këtu të gjitha janë në lidhje me vargun e ngjyrave – ngjyra e gjelbër është komplementare më të kuqen, ashtu që çdo hije me nëntone të kuqes, e bën që sytë e gjelbër të theksohen. Për efekt maksimal, koncentroni hijen ngjyrë vjollcë afër linjës së qerpikëve.
Nuanca e argjentë e hijes së smokey eye ose ari metalike që përmbajnë nuanca të gjelbërtës, janë gjithashtu një zgjedhje e mirë për sytë e gjelbër.
Hije ideale për sytë ngjyrë gështenjë
Për zonjat sy gështenjë, ne do të rekomandojmë një hije të mrekullueshme blu- kobalt, e cila mbi sy ngjyrë gështenjë të errët me shkëlqim elektrike të ngjyrës, jep një theks të vëçant.
Hijet e syve ngjyrë të purpurtë, të cilat sytë ngjyrë gështenjë shpesh i përmbajnë, do t’i japin një pamje më dramatike, ndërsa tonet e gjelbërtës më mirë do të duken në sytë ngjyrë çokollatë. Hijezimet ngjyrë ari dhe bakri janë alternativa për hijet neutrale, ku shkëlqimet e ngjyrës së artë do të theksojnë shumë ngjyrën e errët të syve.
Ngjyra e kaltër e errët, gjatë ditës do të jetë e përkryer që të jap syve tuaj pak kontrast, i cili me hijen e zezë do të dukej e ashpër, prandaj ju zgjidhni këtë alternativë.
Nuancat për sytë ngjyrë kafe
Nëse keni sy ngjyrë kafe, zgjedhni tonet e pasura, të ngrohta të hijeve që i ngjajnë një vjeshte, të tilla si ngjyra gështenjë, ari dhe e gjelbërt. Luani me ngjyra, në qoftë se ju vërtet doni të theskoni sytë tuaj, dhe me hije të errëta e plotësoni pamjen tuaj në mbrëmje, kurse gjatë ditës, aty janë nunacat e gjelbërta ose ngjyrë kafe në të gjithë kapakun, me theks të ngjyrës së gjelbër të artë në këndin e brendshëm të syrit dhe vetëm pak në mesin e qepallëve.
Zonjave me sy kafe, u rekomandojmë paletë të përsosur që përmbanë të gjitha hijet që do të nxjerrin në pah sytë tuaj, në mënyrën më të mirë të mundshme, dhe ajo e përmban një kafe të ngrohtë, gri të artë, ngjyrë hiri të errët dhe hije ngjyrë të fildishtë.
Ngjyrat e tokës të hijezuesve do të japin një efekt të pasur dhe të ngrohtë për sytë tuaj, sidomos me eyeliner me të njëjtën ngjyrë, e cila do të japë syve tjetër përkufizim. Hije e errët e gjelbër përgjatë vijës së qeprikëve dhe hije e lehtë e të gjelbërtës mbi qepallë do të ndriçojë pamjen tuaj, ndërsa hijet ngjyrë ari dhe bronzi do të theksojnë tonet e gjelbërta dhe ngjyrë kafe, në sy.
Hija e errët ngjyrë vjollcë, për sytë ngjyrë kafe, është zëvendësuesi i ngjyrës së zezë, dhe gjithashtu ofron një kontrast të mrekullueshëm ndaj kësaj ngjyre të syve.
Në përgjithësi, që në të vërtetë të nxjerrni në pah sytë ngjyrë kafe të ngrohtë dhe të butë, kontrastet janë zgjidhja më e mirë në qoftë se dëshironi të lëni përshtypje, dhe ngjyrat plotësuese vetëm do të theksojnë sytë tuaj femërore.
Sytë ngjyrë të kaltër dhe hijezimet korresponduese
Për sytë me ngjyrë të kaltër, më e mira që do të tërheq vëmendjen, është dekorimi me hijezimin për sy ngjyrë terrakote. Kjo ngjyrë e ngrohtë vërtetë do të nxjerrë në pah sytë ngjyrë kaltër. Hijezimet ngjyrë vjollce janë gjithmonë një zgjidhje më e mirë se sa e kaltër dhe e gjelbër, sepse në këto sy, hijezimi me ngjyrën e kaltër, humb, ndërsa ngjyra vjollce i vie në pah, veçanërisht nëse janë të errët.
Ndoshta mund të tingëllojë si çmenduri, por hijezimi ngjyrë portokalli vërtet do të ndez pamjen tuaj. Këto janë ngjyra të kundërta dhe kontrastin që e bëjnë ato, duket fantastike tek zonjat sykaltërta.
Smokey eye neutral, në një paletë neutrale ngjyrë kafe, ari dhe ngjyrë rozë të lehtë, është një zëvendësim për variante të rënda të errëta ose thjesht aplikoni hijezimin ngjyrë krem që do të shndrit sytë tuaj edhe më tej.
Çfarë duhet të shmangëni është hijezimi ngjyrë kaltër, sepse në vend që të theksonte, ajo do të mbyt sytë e kaltër, dhe kështu do të arrijë efektin e kundërt.
kosovarja.ch