Mbase ka shumë prej juve që nuk dëshironi të mbushni thonjtë me xhel, sa herë që ju rriten. E në momente të caktuara ai bëhet edhe neveritës.
Por pastrimin e thonjëve, duke i kthyer në gjendje të mëparshme, mund ta bëni në kushte shtëpie dhe pa i dëmtuar fare.
Gjithçka që duhet të bëni janë 4 hapa të thjeshtë.
Hapi 1: Limojini
Duke qenë se shtresa e xhelit është e trashë, fillimisht limojeni sipër. Kjo gjë nuk do të dëmtojë aspak thonjtë tuaj.
Hapi 2: Njomini me aceton
Merrni acetonin që përdorni zakonisht dhe njomni pak pambuk. Vendoseni pambukun mbi thonjtë tuaj dhe mbështillini ata me letër alumini.
Hapi 3: Prisni
Prisni 10-15 minuta derisa xheli të largohet vetë. E rëndësishme është të keni durim dhe të mos e hiqni pambukun me aceton derisa xheli të largohet vetë. Mos përdorni forcë apo mjete të ashpra për të larguar xhelin.
Hapi 4: Përfundoni
Teksa jeni duke pritur, xheli largohet vetë, por mund të ndodh që të ketë pjesë të vogla që ngelen. Për t`i hequr edhe ato mund të përdorni një pastruese kutikulash.