Nëse brenda një viti marrëdhënie seksuale pa mbrojtje nuk ndodhë konceptim apo shtatzëni, atëherë është e nevojshme të kontaktoni me ndonjë mjek specialist për infertilitet. Për gratë, mosha e të cilave kalon 35 vjet, kjo periudhë reduktohet në gjashtë muaj.
Hapat e parë në përcaktimin e shkaqeve dhe trajtimin e infertilitetit:
1. Tek meshkujt:
Përsëritja e shpeshtë e bërjes së spermiogramit (përcaktimi i numrit, lëvizshmërisë, morfologjisë dhe karakteristika tjera të rëndësishme rreth spermës)
Marrja e brisit uretral dhe analiza mikrobiologjike të ejakulimit – teste mikrobiologjike në aerobe dhe anaerobe, klamidia, ureaplazma dhe mykoplazma.
2. Tek femrat:
- Ekzaminim gjinekologjik
- PAP test
- Sondë ultrazë vaginale
- Bris i qafës së mitrës – analiza mikrobiologjike, ureaplazma dhe mykoplazma.
- Ndjekja e ovulacionit
- Analiza e nivelit të hormoneve gjenitale dhe gjëndrës tiroide
Të gjitha testet dhe analizat kryhen përmes udhëzimit nga mjeku ose gjinekologu, në një nga klinikat për infertilitet.
Duke u bazuar në rezultatet e këtyre kërkimeve, çifteve me probleme të tilla infertiliteti iu është bërë kontroll i mëtejshëm, në mënyrë që të zgjidhen metodat e përshtatshme për zbatimin dhe trajtimin e infertilitetit.