5.5 C
Priština
More

    Hani turshi, ulin rrezikun e vdekjes ndaj Covid 19

    spot_imgspot_img

    Dimri po vjen me një valë të dytë të COVID-19, kështu që kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme nevoja për të forcuar imunitetin tuaj. Së bashku me larjen e duarve, maskat dhe distancimin shoqëror, është mbrojtja më e mirë që kemi kundër coronavirusit.

    Një dietë e ekuilibruar është thelbësore, por ka disa lëndë ushqyese që janë veçanërisht të rëndësishme – dhe shkencëtarët kanë punuar shumë për të gjetur ato që mund të ndihmojnë në betejën me COVID-19.

    Mësoni këto hapa të thjeshtë që forcojnë sistemin tuaj imunitar:

    Vitamina D, e cila është thelbësore për kockat dhe muskujt e shëndetshëm, shpesh njihet si vitamina e diellit – duke treguar qartë se pse nuk marrim mjaftueshëm në dimër. Ndërsa mund të gjendet në disa ushqime, duke përfshirë vajin e peshkut, mishin e kuq dhe vezët, trupat tanë marrin pjesën më të madhe të asaj që u nevojitet nga ekspozimi në rrezet e diellit.

    Por përveç mbajtjes së kockave të forta, kjo vitaminë e thjeshtë mund të luajë gjithashtu një rol kryesor në luftën kundër COVID-19. Një super-studim i botuar në fillim të këtij viti, i cili analizoi rezultatet nga 39 prova, zbuloi se marrja e 10 mikrogramë të vitaminës së diellit uli rrezikun e infeksioneve të frymëmarrjes deri në 23 për qind, shkruan Mirror.

    Kohët e fundit, studiuesit në Universitetin e Birmingham, ku u testuan mostrat e gjakut nga 392 personel të kujdesit shëndetësor, zbuloi se 72 për qind e atyre që kishin mungesë të vitaminës D ishin prekur nga coronavirusi.

    Në të kundërt, vetëm 51 për qind e atyre me nivele të mira mbanin antitrupa që konfirmojnë se ishin infektuar.

    Fuqia e turshive

    Disa shkencëtarë besojnë se nuk është rastësi që vendet ku lakra dhe perimet e fermentuara, të tilla si lakra turshi janë të njohura, kanë raportuar nivele më të ulëta të vdekjeve nga coronavirusi.

    Dr. Jean Bousquet, profesor nderi i mjekësisë pulmonare në Universitetin Montpellier, Francë, ka llogaritur që çdo gram perime të fermentuara të ngrëna çdo ditë zvogëlojnë rrezikun e vdekjes nga COVID-19 me 35 për qind.

    Një model i ngjashëm është parë në vendet ku konsumohet shumë lakër dhe profesori Bousquet beson se përfitimet vijnë nga nivelet e larta të sulforafanit antioksidant në to.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...