Gurabi të shpejta

Përbëresit

  • 1 vezë,
  • 1 filxhan kafeje sheqer,
  • 1 filxh.k. vaj,
  • 1 filxh.k. kos,
  • Afro 5 filxh.k. miell,
  • 1 /2 pluhur paste,
  • 1 sheqer vanile.

Udhëzime

  1. Tunden me lugë veza,vaji,kosi,sheqeri dhe sh.vanilje.
  2. Shtohet mielli me pluhur paste.
  3. Përbërësit përzihen mirë me lugë gjersa të gatuhet një brum I butë.
  4. Nga një lugë brum vendoset në shuplakë dore të lyer me yndyrë.
  5. Formohen 10-12 gurabi të rrumbullakëta dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë.
  6. Shtypen në mes me pirun dhe futen në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C,pastaj ulet temp.në 180 gradë C për t’u pjekur gjersa të fillojë një skuqje e lehtë.
Burim: recetatecekes
kosovarja.ch