Gruaja e verbër çdo mëngjes shkonte në punë me autobus: As që dyshonte se ç’po i bën burri pas shpinës!

Tregim prekës. Ndonjëherë dashuria që na japin të afërmit tanë është shumë më e fortë se errësira që na rrethon…

Susan është 34 vjeç dhe jeta e saj ndryshoi tërësisht kur ajo humbi shikimin për shkak të diagnozës së gabuar të mjekut. Ajo u bë depresive, e zemëruar dhe e frustruar sepse veten e shihte si një person të fortë dhe të pavarur, kurse tani u dënua me një situatë e cila e ka bërë të ndjehet e pafuqishme.

Burri i saj, i cili ishte pilot ushtarak, nuk dinte si të përballet me depresionin e saj dhe hidhërimin dhe u përpoq në çdo mënyrë për ta ndihmuar. Kur erdhi koha që Susan të kthehej në punë, Mark nuk kishte zemër ta dërgojë që përballet e vetme në transport, ashtuqë ranë dakord që ai ta voziste deri në punë dhe ta kthente prapa, edhe pse puna e tij është në anën tjetër të qytetit.

Kjo funksionoi për një kohë, por Marku e kuptoi se ishte shumë e komplikuar dhe me shumë kosto, kështu që ai i sugjeroi Susan të fillojë të shkojë me transport lokal. Ajo ishte e zemëruar dhe kishte ndjenjën se ai dëshiron të largohet. Ndjehej e pafuqishme sa herë që duhej të përballet vetë, edhe pse kishte kaluar më shumë se një vit, akoma nuk ishte në gjendje të pajtohet me faktin se ajo kurrë më nuk do të shohë.

Në fund, ata ranë dakord të shkojnë së bashku me autobus për në punë dhe të kthehen nga puna e saj, për aq kohë sa ajo të fillojë të ndjehet e sigurt mjaftueshëm për të shkuar vetëm. Edhe pse ishte më e komplikuar se marrëveshja e mëparshme, Mark këmbënguli. Pas disa muajsh, mblodhi forcën që të shkojë vetëm me transportin publik.

Atë të hënë ishte bërë gati, e përqafoi të shoqin, mikun e saj më të mirë dhe shkoi e vetme për të hipur në autobus. E hënë, e martë, e mërkurë, e enjte – çdo ditë ishte gjithçka në rregull, dhe Susan-ës filloi t’i rikthehet vetëbesimi i saj i vjetër.

Të premten në mëngjes, Susan hyri në autobus dhe përderisa pagoi biletën, shoferi i tha se është tepër xheloz për të. Susan ishte habitur, përse dikush do ta ketë zili një grua të verbër? Ashtuqë e pyeti. Pastaj ai i tha diçka që ajo nuk mund ta besonte.

„Duhet të jetë një ndjenjë shumë e mirë kur dikush kujdeset dhe ju do kaq shumë. A e dini se çdo mëngjes të kësaj jave, një zotëri i bukur në uniformë ushtarake qëndronte në qoshe dhe ju shikonte se si hyni në autobus, dhe pastaj ndjekte tërë rrugën duke ju shikuar se si zbritni nga autobusi dhe hyni në ndërtesën e punës. Pastaj ju dërgonte një puthje dhe largohej. Ju jeni një zonjë me shumë fat. “

Ndonjëherë dashuria që na japin të afërmit tanë është shumë më e fortë se errësira që na rrethon …

kosovarja.ch