Këmbë të holla, bel të dobët dhe një vështrim magjeps, janë engjujt e Victoria’s Secret, ku secila nga vajzat i duan këto tipare për veti.
Megjithatë, është shumë e vështirë për të ardhur deri tek proporcione të përsosura dhe vijave të mira, por me ndihmën e videos tutoriale, të paktën kur është fjala për kozmetikë, ju mund të dukeni si këto bukuroshe të mahnitshme.
Grimerja e famshme britanike Polly Osmond dhe modelja Angel Erin Heterton, në këtë video ju tregojnë se si të grimoseni dhe të shkëlqeni si një bukuroshe moderne e vërtetë.
Edhe pse make-up i përdorur në video është nga „Victoria Secret“, ju gjithashtu mund të përdorni grimin e thjeshtë, gjithsesi e gjitha që ju duhet është një hije bronzi, lapsi i zi për sy dhe të kuqët për faqe ngjyrë rozë.
„Qëllimi i grimit është që të nxjerrni në pah sytë me të ashtu-quajturin „Smokey“ teknikë, për të arritur një vështrim joshës. Pas syve, është e nevojshme që lehtësisht t’i theksoni faqet, me ndihmen e të kuqit për faqe ngjyrë rozë, dhe pastaj buzët me buzëkuq në të njejtën ngjyrë,“ shpjegon Polly Osmond.
Shihni udhëzimet e grimeres së njohur dhe zbukuroni veten për argëtim sonte./kosovarja.ch/