I kemi pyetur meshkujt se çfarë pamje ju duket më tërheqëse, dhe ja çfarë kemi mësuar…
Ndoshta nganjëherë ju duket se ai nuk e vërenë dallimin në mes të grimit tuaj të përditshëm dhe modest me atë pamje joshëse të mbrëmjes, por kjo nuk është e vërtetë! Ne i kemi pyetur meshkujt se çfarë stili i grimit u pëlqen më shumë dhe kemi marrë disa rezultate shumë interesante. Ajo me çka janë pajtuar pothuajse të gjithë meshkujt është se vajzat me shumë grim nuk janë edhe aq tërheqëse, si dhe që buzëkuqi i kuq, pa marrë parasysh sa sexy duket, nuk është i preferuar – sepse pas një puthje pasionante, sigurisht, do të përfundonte gjithandej në të. Dhe ja çfarë pamje preferojnë meshkujt, sa dhe si të vëni grimin tuaj…
64% të meshkujve pëlqen pamjen e vajzave magjepsëse
Kjo mënyrë e grimosjes padyshim që tërheq më shumë vëmendje. Meshkujve të intervistuar veçanërisht i’u pëlqente kur vajza përdor hijen gri për të theksuar sytë e saj, ndërsa në pjesën tjetër të fytyres nuk duhet të ketë edhe aq shumë grim. Në këtë kombinim atyre u pëlqen shkëlqimi për buzë, sepse ajo i jep një vështrim natyrorë, por gjithashtu edhe pamje sexy. Më poshtë e kemi paraqitur se si të arrini këtë:
- Me laps të zi (të mprehtë) bëjeni vijen e lartë dhe të poshtë të syrit, dhe pastaj e zbutni vijen me gishtin tuaj. Një nuancë më të errët të hijes gri vendoseni përgjatë vijave të bëra me laps në kapak dhe pak më sipër. Vetëm nën vetull, vendosni një hije më të lehtë.
- Bilanci i mirë i syve shumë të lyer dhe të errët paraqet mollëzat e faqeve ngjyrë roze të hapur.
- Dhe në mënyrë që të arrihet efekti që i’u është pëlqyer meshkujve shumë, kufizoni buzët me laps ngjyrë natyrorë, dhe pastaj vendoseni një shkëlqim pangjyrë.
28% të meshkujve pëlqen pamjen e vajzave joshëse seksi
Meshkuj që e kanë dhënë votën e tyre vajzave të grimosura në këtë mënyrë, u pëlqejnë buzët shumë të shkëlqyera dhe hije e bronzët e syve. Për të arritur këtë vështrim, ju duhet të bëni si më poshtë:
- Pjesën e poshtme të syrit e lyeni me një laps të butë të zi, kurse hijen e sedeftë ngjyrë të bronzët e vendosni në qepalla.
- Me saktësi vendosëni të kuqtë e faqeve ngjyrë terrakote.
- Së fundi, në buzët vendosni shkëlqimin ngjyrë korali.
8% të meshkujve pëlqen pamjen e vajzave të vogla
Shumica e të anketuarve këtë pamje e cilësuan si një pamje të thjeshtë dhe pak sa të mërzitshme. Por në qoftë se ju mendoni se partneri juaj është një nga 8% që e pëlqen lukun e thjeshtë dhe delikatë, më poshtë është paraqitur se si të arrijmë këtë pamje.
- Me ndihmë të lapsit sedefestë të argjend, për sy, i lyeni skajet e syve dhe qepallat.
- Në faqet vendosëni të kuqtë e faqeve ngjyrë mjedëri.
- Buzët i lyeni me buzëkuq ngjyrë rozë. /kosovarja.ch/