Pas aplikimit të shtresës bazë (nënshtresë), fytyrën përkufizojeni me pudër të errët dhe Highlighter më të ndritshëm për pamje të natyrshme. Me lojëra ngjyrash mundeni ta holloni (zvogëloni) hundën dhe të theksoni bukurinë.
Që të theksoni bukurinë natyrore, me rëndësi është të përzgjedhni nuanca të mira të shtresës bazë (substrat), pudrës dhe Highlighter-it të gurit. Pudra për hijëzim duhet të jetë për dy nuanca më e errët se shtresa bazë, kurse Highlighter-i për një nuancë më i ndritshëm se lëkura. Në varësi nga fytyra që keni, mundeni t’i theksoni përparësitë dhe t’i fshihni mangësitë, për shembull t’i theksoni mollëzat apo nofullën, të ngushtoni (zvogëloni) fytyrën, vijat e vrazhda të fytyrës mund t’i bëni më të buta apo të zvogëloni ballin e lartë.
Me pudër për hijëzim theksohen pjesët nën mollëza, tëmtha dhe skajet e ballit, kurse me Highlighter të gjitha gropëzat – mollëzat, maja e hundës, maja e mjekrrës, harku mbi buzët dhe pjesa nën vetullat.
Kuri keni theksuar ato që keni dëshiruar, kujdes sytë. Ato nuk guxojnë të theksohen tepër sepse me këtë mundë të çrregulloni pamjen natyrale. Në vend të këtyre zgjedhni ngjyrat neutrale apo ato të cilat përshtaten me tenin tuaj. Shmangni tushin e zi apo lapsin sepse fytyrës i japin pamje “të rëndë”.
Në vend të kësaj, përrreth skajit të kapakut të sipërm tërhiqni një linjë me laps të kaftë apo kaltërt e cila do ti theksojë sytë, kurse nuk do të bien shumë në sy. Për efekt shtesë mundë t’i lakoni.
Kushtoni vëmendje të veçantë skuqësit. Gjithmonë aplikoni më pak se që dëshironi, kurse për pamje natyrale më të mirët janë ato të ngjyrës së bronzës. Në fund mjafton vetëm buzëkuq neutral dhe pak shkëlqim që të rrezatoni.
Me konturim të mirë deri te linjat perfekte
Askush nuk ka lindur me linja perfekte. Por me përvetësimin e mundësisë së hijëzimit, qëllimi i së cilit është të “përmirësoni” linjat e fytyrës, mundë t’i bëni perfekte. Parasegjithash duhet të zbuloni se ç’farë forme të fytyrës keni dhe si t’i theksoni përparësitë dhe t’i fshihni mangësitë. Kur t’i zbuloni këto, duhet vetëm të ushtroni (stërviteni).
Përveç pudrës, për konturim shërben edhe “bronzuesi” me një apo dy nuanca më i errët se shtresa bazë apo ngjyra e lëkurës. Pamjen më të mirë mund ta arrini me brushën (furrçën) e pjerrtë për konturim.
Nofulla dhe faqet
Me brushën për konturim kaloni pjesën nën nofull, dhe pastaj mbi majat e mollëzave. Lart tyre aplikoni Highlighter.
Holloni (zvogëloni) hundën
Hijëzoni çdo anë të hundës me pudër për konturim, pastaj me Highlighter lyeni mesin e saj që vizualisht ta holloni.
Ngritni kapakët
Nga qerpikët deri te maja e vetullave aplikoni pudër për hijëzim, kurse nën vetullat vendosni pak Highlighter. Me brushë zbutni pak linjat e ashpra.