Loja me ngjyrën vjollce
Theksoni sytë e bukur të gjelbër me ngjyra të cilat në vete përmbajnë nëntone të kuqe. Për një dukje më tramatike, bëni smokey eyes, mirëpo me ngjyrë kumbulle dhe të gjitha nuancat e saj, e cila është një kontrast i vërtetë i të gjelbërtës. Ikni nëntoneve të të kaltërtës, si dhe hijeve të kaltërta e lapsave për sy. Gjithashtu, keni parasysh se do t’ju përshtaten nuancat e ngjyrës së arit, si dhe ngjyrat e ngrohta. Mos përdorni eye liner të zi apo ngjyrë kafeje, por zgjedhni ngjyrën e hirtë, e cila do të duket më e butë. E njejta rregull vlen edhe për maskarën: në vend të të zezës, vendpsni për ngjyrë kafeje të mbylltë.
Shmanguni të argjendtës
Me ngjyrat metalike, të cilat janë shumë në trend, mund të eksperimentoni, mirëpo ikni ngjyrës së argjendtë. Ngjyra e arit dhe e bronztë janë aleatët tuaj, posaçërisht për në mbrëmje. Gjatë ditës mund të luani me hije ngjyrë kafeje dhe të gjelbër të mbyllur, e atë dukje të mahnitshme mundeni ta transformoni në të mbrëmjes, thjesht duke i shtuar disa vizëllima (xhingla) me ngjyrë ari.
Harrojeni eye liner-in e zi
Për femrat me sy ngjyrë të gjelbër, kjo zgjidhje, nuk është më idealja. Në vend të të zezës, shfrytëzoni eye liner me ngjyrë çokolate, të arit apo ngjyrë hiri, të cilat nuk kanë shkëlqim të të argjendtës. Nëse dëshironi që sytë tuaj të duken edhe më goditës, shtoni kreon të bardhë për sy duke e vendosur në këndet e brendshme. /kosovarja.ch/