-2.1 C
Priština
More

    Gratë janë deklaruar: Ky është profili i mashkullit ideal

    spot_imgspot_img

    Gratë më në fund janë deklaruar – mashkulli i përkryer duhet të ketë sens humori si ‘një britanez’, të jetë romantik si ‘një françez’ dhe të vishet si ‘një italian’.

    Një anketë e Match.com ka treguar, sipas mendimeve të disa mijëra përdorueseve të kësaj faqeje për njoftim, se si duhet të duket profili i një mashkulli të përkryer.

    Nga të pyeturat është kërkuar që çdo dëshirë karakteristike që do të cekin ta ilustrojnë edhe me tiparin që është karakteristik për disa nacionalitete në Europë.

    Kështuqë kemi mësuar se mashkulli i përkryer duhet të jetë argëtues si p.sh. një britanez, romantik si një françez, kurse i zjarrtë si një spanjol.

    Me ‘para’ duhet të jetë i shkathët si një gjerman, kurse i shëndetshëm si një suedez.

    Dhe më në fund, pamja. Duhet, kanë thënë zonjat, të vishet si një italian.

    Disa hulumtime të mëherëshme kanë treguar se gratë, logjikisht, nuk presin të njejtën gjë nga mashkulli si kur kanë 20, 30 apo më shumë vite.

    Kështu ato të moshës 18 deri 24 vjet, dëshirojnë që të argëtohen mirë dhe për këtë më së shumti ju intereson që mashkulli të jet i natyrës shpirtërore (mendjempreht) dhe “gjithnjë i gatshëm për aksion”. Të kanë shije të njejtë për muzikën, të lexojnë të njejtat libra, të pëlqejnë filmat e njejtë.

    Ato të moshës prej 25 deri 34 vjet, përparësi i japin meshkujve ambicioz dhe që punojnë me zell në karierën e tyre, kurse për gratë mes 35 dhe 44 vjet është me rëndësi që mashkulli të jetë më i moshuar se ato edhe atë më së paku pesë vite.

    Kur mbushin 45 vite kërkojnë meshkuj më të ri, kurse zonjat me moshë mbi 55 vite duan zotëri “seksualisht kompatibël”.

    “Është plotësisht e natyrshme se, ashtu siç ndrron mosha ndrron edhe “shija ynë seksuale”, thot psikologe e klinikës dr Sesilija Felice.

    “Përderisa janë të reja, gratë kërkojnë ‘material të mirë gjenetik’, por ashtu siç kalon koha, këto ‘atribute sipërfaqsore’ janë më pak të vlefshëm. Kështu gratë e reja duan të bëhen të rëndësishme, të shetisin me meshkuj që ju pëlqejnë edhe shoqeve të saja. Ato mbi 25 vjet fillojnë të shiqojnë më larg, por edhe më tutje mund “të thyhen” në bukuri dhe sharm”, thotë doktoresha.

    Ajo ka spjeguar edhe atë se gratë e moshës 35 deri 44 vjet dashurojnë meshkuj më të moshuar – sepse këto janë vite kur duam sigurinë që e sjell përvoja. Gjithashtu, meshkujt më të moshuar mund të janë edhe materialisht më stabil, të realizueshëm në punët e tyre, ashtuqë i ka mbetur vetëm të kënaqet p.sh. me partneren e tij.

    Nëse mashkullin e tillë nuk e kanë gjetur deri në moshën 45 vjet, gratë, e ka treguar hulumtimi, do të fillojnë të mendojnë për meshkuj më të ri.

    “Në këtë moshë gratë janë me plot vetëbesim, më agresive, të gatshme të eksperimentojnë dhe pranojnë rrezikun. Nuk turpërohen të kërkojnë kënaqësi. Kur i kalojnë të 54-tat i eksiton inteligjenca, humori dhe vlerat e përbashkëta, por edhe seksi i mirë”, thotë dr. Sesilija Felice. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...