Çfarëdo lloj i gjumit, madje edhe gjumi i shkurtë pasdite, mund të duket si gjë e mirë për njerëzit që kanë probleme me gjumin. Por, për ata që kanë pagjumësi të rëndë ose kanë problem për të rënë në gjumë natën, pushimi dhe gjumi i pasditës mund të jetë kundërproduktive. Pra, para se të vendosni të “bëni një sy gjumë” pas ardhjes nga puna pasdite, konsideroni nëse kjo gjë mund të ndikojë në gjumin tuaj të natës.
Anët pozitive dhe negative të të pushuarit pasdite
Pushimi gjatë ditës
Nëse nuk keni probleme gjumi gjatë natës, një pushim i shkurtër pasdite me të vërtetë mund të ndikojë të përballoni një ditë të lodhshme. Në fakt, sipas disa hulumtimeve thuhet se pushimi për rreth 45 minuta mund të rregullojë funksionin e kujtesës. Studime tjera tregojnë se ky lloj pushimi mund të ndikojë në uljen e tensionit të gjakut. Njerëzit që vuajnë nga narkolepsia ose ato që punojnë me ndërrime të natës, mund të përfitojnë gjithashtu nga fjetja apo pushimi pasdite.
Problemet e gjumit gjatë natës
Edhepse keni probleme për të fjetur gjatë natës, pushimi i pasditës mund të jetë një problem, edhe nëqoftëse ndiheni e lodhur gjatë ditës. Pushimi gjatë ditës mund vetëm të përkeqësojë shprehitë e këqija të gjumit tek personat me probleme të gjumit si rezultat i stresit dhe sëmundjeve.
Nëse veç keni probleme me gjumin gjatë natës, sipas mjekëve thuhet se pushimi pasdite vetëm se e përkeqëson atë, dhe nuk do të arrihet asgjë përveç se episod i gjumit të fragmentuar. Prandaj, shmangni gjumin e pasditës dhe përpiquni që të fleni natën.
Lodhja mund të jetë një shenjë paralajmëruese
Nëse vazhdimisht luftoni që të mos flini gjatë ditës dhe “në sekondë” ju zë gjumi gjatë natës, atëherë ka mundësi që të vuani nga sindromi i apnesë obstruktive, një gjendje e cila karakterizohet me pushime apo ndërprerje të frymëmarrjes gjatë gjumit. Në këtë rast, gjumi i pasditës nuk do t’ju ndihmojë.
Nëse nuk trajtohet si duhet, sëmundja bëhet zakonisht kronike, dhe nganjëherë progressive që do të thotë se personat e sëmurë qëndrojnë të përgjumur gjatë tërë ditës, kanë vështirësi me kujtesën si dhe rrezikun e komplikimeve tjera të mundshme.
Është e nevojshme të kontaktoni mjekun tuaj nëse vëreni: gërhitje me zë të lartë (në dozë shqetësuese), gulçime (e cila është arsyeja pse zgjoheni nga një ëndërr), ndërprerjeve të frymëmarrjes (të cilat ndodhin në gjumë për 10 sekonda ose më gjatë), rritja e të qenurit të përgjumur pasdite. Gërhitja është zakonisht më e theksuar gjatë qëndrimit shtrirë në shpinë se sa në pozicionet tjera të trupit./kosovarja.ch/