A ju duket si ëndërr e paarritshme gjumi i rehatshëm gjatë shtatëzanisë? Mësoni se si të fleni më qetë dhe të zgjidhni pozitën më të mirë për gjumë gjatë shtatëzanisë. Merrni përgjigje për pyetjet e juaja në lidhje me sigurinë e gjumit gjatë shtatëzanisë si dhe për gjërat që e pengojnë dhe vështirësojnë gjumin tuaj, kur jeni shtatëzanë. Për më tepër, gjeni zgjidhje për problemet e të fjeturit dhe zbuloni çelësin e ëndërrave për çdo tremujor të shtatëzanisë.
Bazat e gjumit gjatë shtatëzanisë
Gjumi fillon të ndryshojë që nga momenti kur ngeleni shtatëzanë. Së pari, të përziera e vjellje dhe shumë parregullësi tjera mund t’ju shoqërojnë gjatë shtatëzanisë. Më vonë, si faktor tjetër mund të jetë fëmija juaj duke bërë gjimnastikë që në orën 3 të mëngjesit, barku i madh si dhe ankthi apo shqetësimet. Duke i njohur këto baza apo gjëra thelbësore, mund t’ju ndihmojnë në përballimin e fjetjes më të mirë gjatë gjithë periudhës së shtatëzanisë.
Ëndërrat gjatë shtatëzanisë
Edhe nëse nuk keni menduar shumë rreth ëndërrave tuaja më herët, në periudhën e shtatëzanisë ëndërrat mund të jenë aq të çmendura dhe të gjalla saqë nuk mund t’i injoroni. Mos u shqetësoni. Është normale për jetën tuaj të ëndërrave të bëheni pak më të egra gjatë shtatëzanisë.
A është e sigurtë?
Merrni përgjigjet e pyetjeve tuaja rreth gjumit të sigurtë në shtatëzaninë tuaj, duke përfshirë edhe sa e vështirë është për foshnjen tuaj kur ju ndërroni pozicionet, sa janë të rekomanduara recetat natyrore për nënat shtatëzanë si dhe duke përdorur batanijet elektrike gjatë shtatëzanisë a mund ta dëmtojnë fëmijën tuaj. /kosovarja.ch/