-2.4 C
Priština
More

    Gjithçka që keni dashur të dini: 13 pyetjet më të zakonshme rreth shtatzënisë!

    spot_imgspot_img

    Cosmopolitan ju jep përgjigje për të gjitha pyetjet tuaja…

    Shtatzënia dhe lindja janë të frikshme – kryesisht për shkak se ne nuk kemi asnjë ide se si të veprojmë pasi të marri vesh se fëmija është në rrugëtim e sipër. Cosmopolitan ka thirur maminë Jane Mason për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me shtatzëninë dhe lindjen e çdo gruaje.

    1. A do të jetë seksi ndryshe pas lindjes?

    Sinqerisht thënë, kjo nuk nënkupton se seksi do të jetë më i keq, por do të jetë më ndryshe. Vagina do të jetë më pak e relaksuar, por me disa ushtrime të legenit ajo sërish do të kthehet në vendin e vet.

    2. A do të kem çarje të vaginës?

    Vagina është një muskul i madh që ka aftësinë për t’u zgjeruar aq sa ka nevojë foshnja për të dalë gjatë kohës së lindjes. Më i shpeshtë është çarja e perineumit, zona mes vagines dhe anusit, pasi zgjerohet shume derisa fëmija të dalë. Gjasat janë më të vogla të çarjes nëse e shmangni pozicionin ulur apo lindja e foshnjes bëhet në mënyrë të ngadaltë dhe të kontrolluar apo nëse keni bërë masazhe perineale gjatë shtatzënisë.

    3. Çfarë duhet bërë kur së pari herë kuptoj se jam shtatzënë?

    Kujtohuni kur herën e kaluar e keni pasur ciklin dhe shkruani datën në online kalkulator. Ky do të ju tregojë se sa javë jeni shtatzënë. Më pas telefononi gjinekologut tuaj dhe prenotoni takim me maminë ku mund të ju kërkojë ndoshta datën e ciklit tuaj të fundit në mënyrë që të jetë e informuar për të dhënat bazë.

    4. Si mund ta zgjedh spitalin ku do të lind?

    Nuk është patjetër të lindni në spital. Mund ta bëni lindjen edhe në shtëpi me praninë e mamive. Megjithatë, mënyra më e mirë për të zgjedhur spitalin është të pyesni miqtë dhe familjen për përvojën e tyre. Është mirë të zgjedhni ndonjë spital sa më të afërt ku nuk ju duhet të udhëtoni shumë, por që të shkoni sa më parë.

    5. Çfarë të vendos në spital nëse më plasin ujërat?

    Nëse ju plasin ujërat, vendosni peshqir të trashë sanitar që nuk kanë asnjë shtresë, si dhe përgatitni çantën e lindjes për në spital me të gjitha gjërat e nevojshme. Mos harroni ta merrni edhe partnerin me vete!

    6. Si është ndjesia kur ju plasin ujërat (lëngu amniotik)?

    Disa gra e ndjejnë sikur ju pëlcet diçka në brendësi të tyre dhe ndjesinë e rrjedhjes së ujit. Disa femra e kanë ndjesinë konstante të lagështisë, andaj është mirë të mbani peshqir sanitar apo të ndërroni rrobat dhe të pastroni dyshemenë.

    7. Sa shpesh ndodh që femra të urinojë gjatë lindjes së fëmijës?

    Sinqerisht, jo aq shpesh – trupi ka një mënyrë të natyrshme të pastrimit gjatë përgatitjes për lindjen e fëmijës, kështuqë ndodhë që të shkoni shpesh në banjo para se të lindni.

    8. A rekomandohet lindja në ujë?

    Në përgjithësi jo. Por, ka gra që për disa arsye kanë nevojë për më shumë kujdes mjekësor, për shembull duhet të marrin vazhdimisht infuzione, apo fëmija duhet të monitorohet gjatë tërë kohës së lindjes – andaj këto gra nuk duhet të lindin në ujë.

    9. Sa në mënyrë të saktë mund skaneri që të tregojë gjininë e foshnjes?

    Foshnja duhet të jetë në pozitë të caktuar që të mund ti vërehen organet kur ju shkoni në kontroll në javën e 20-të. Pasi të arrihet kjo, me anë të sonografisë mund të shikohet gjinia e foshnjes dhe vetëm atëherë mund të jeni 100% i sigurtë.

    10. Sa kohë merr mesatarisht procesi i lindjes?

    Kohëzgjatja varet nga faktorë të ndryshëm siç janë pozicioi i fëmijës, fuqia e kontraktimeve, sa jeni të relaksuara dhe të qeta. Faza e hershme e lindjes është e paparashikueshme. Qafa e mitrës zgjerohet deri në 4 cm, kështuqë mamitë mund të llogarisin gatësinë e lindjes. Pjesa aktive e lindjes nga zgjerimi 4 cm e deri te shtyerja e foshnjes jashtë, mund të zgjasë mesatarisht prej 8 orësh por mund të jetë edhe më shkurtë apo edhe më gjatë se kjo! Shtyerja e foshnjes mund të zgjasë nga një deri në dy orë për gratë që bëhen për herë të parë nëna.

    11. Sa janë të shpeshta prerjet cezariane emergjente?

    Prerjet emergjente cezariane përbëjnë rreth 15% të të gjitha lindjeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo ndodhë kur nuk ka zgjidhje tjetër.

    12. A ekzistojnë disa gjëra që ju duhet apo nuk duhet ti thuani gjatë shtatzënisë?

    Po, lista është e gjatë por duhet ti kontrolloni së bashku me maminë tuaj sepse ushqimi mudn të ndryshojë apo të shtohet në listë. Por, këto janë gjërat kryesore që duhet ti shmangeni:

    • Djath i butë i bardhë (duke përfshirë edhe të dhisë)
    • Mish i papërpunuar apo jo i zier mirë
    • Mëlçi apo produkte që përmbajnë mëlçi
    • Disa lloje peshqish
    • Tuna- e kufizuar deri 4 kanaçe në javë
    • Vaj peshku- deri në dy racione në javë
    • Midhje të gjalla
    • Lani mirë frutat dhe perimet
    • Keni kujdes me akulloret me mbushje sepse nuk e dini se sa janë të pastra makinat prej nga dalin.
    • Ulni sasinë e kafeinës dhe zëvendësoni me pije që nuk përmban kafeinë.

    13. Sa janë të shpeshta lindjet natyrale?

    Shumë më të zakonshme se sa mendoni. Shumë femra lindin natyrshëm ose në pishinë ose në dysheme, me pak ose aspak qetësues, por njerëzit nuk flasin për këto përvoja. Nuk është gjithnjë siç duket në TV, me gra që ulërasin gjatë tërë kohës dhe mamitë që vrapojnë në drejtim të sallës…/kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...