-0.3 C
Priština
More

    Gjithçka që duhet të dini për ndërrimin e pelenave

    spot_imgspot_img

    Pelenat e foshnjes suaj duhet të ndërrohen 7 deri në 8 herë në ditë. Prapanica delikate e një foshnjeje mund të irritohet lehtësisht nga kontakti me jashtëqitjen dhe urinën apo nga fërkimi me pelenat, andaj ju duhet kujdes i veçantë çdo herë që i ndërroni pelenat. Ja disa këshilla se si të mirëmbani lëkurën delikate dhe të ndjeshme të foshnjes suaj.

    • Përgatituni për gjithçka që keni nevojë paraprakisht: pelena, fasha pambuku, produkte pastrami, kremë e tj.
    • Ndërroni pelenat e foshnjes suaj menjëherë posa të ketë jashtëqitje, mundësisht pas vakteve të ushqimit. Të posalindurve u duhet të ndërrohet pelena më shpesh për shkak të urinimit dhe jashtëqitjes së shpeshtë.
    • Përzgjedhni madhësinë e duhur të pelenave, nëse pelena është më e vogël atëherë krijon fërkim që e irriton lëkurën.
    • Kur jeni e gatshme të ndërroni pelenat, vendoseni foshnjen në një peshqir të pastër, hapeni pelenën, pastrojeni prapanicën, paloseni pelenën dhe hudheni në kosh të mbeturinave.
    • Pastroni nga lartë-poshtë, nga pjesët më pak të ndyta deri tek ato më të ndyta. Për foshnje femra, pastroni vulvën e më pas prapanicën; tek meshkujt, pastroni penisin, skrotumin e më pas prapanicën.
    • Hapeni pelenën e patër dhe vendoseni në qendër të foshnjes. Nëse foshnja është mashkull, sigurohuni që penis ii tij të jetë i pozicionuar mirë para se të mbyllni pelenën.
    • Çdo herë që ndërroni pelenën, aplikoni kremë për mbrojtje që përmban oksid zinku.
    • Në rast të irritimit nga pelena, lereni prapanicën e foshnjes të ekspozuar ndaj ajrit dhe përdoreni produktin adekuat për lëkurë.
    • Përfundimisht, deri në përfundim të procesit të ndërrimit, mos e leni foshnjen vetëm as për një sekondë pasiqë mund të bie nga tavolina./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...