Këto janë gjëra për të cilat do të duhej të dini, nëse keni vendosur që lojërat seksuale t’i bëni me lubrifikantë.
Në treg gjinden shumë lloje lubrifikantësh, por si të dini se cili ju përshtatet më së miri juve dhe partnerit tuaj? është e rëndësishme të dini që jo të gjithë lubrifikantët janë të mirë për gjithçcka. Nëse hetoni kruarje apo ndonjë reaksion tjetër negativ, menjëherë lajeni lubrifikantin dhe mos e përdorni më. Me rregull, lubrifikantët nuk mund t’ju shkaktojnë dëme, murse seksin mund ta bëjnë më të mirë dhe më të argëtues.
Lubrifikantët në bazë silikoni
Ky është një lubrifikant gjithëpërfshirës. është shumë i lëmueshëm dhe vepron gjatë. Sa gjatë mund t’ju duket kjo si një përparësi, aq mund të jetë dhe mangësi. Në fakt, lubrifikantin do ta ndjeni edhe pas seksit. Për dallim nga lubrifikantët tjerë, këtë mund ta lani me vështirësi. Lubrifikantët në bazë silikoni janë të sigurtë për përdorim me prezervativ.
Lubrifikantët me bazë uji
Shumë çifte thonë që në fakt, lubrifikantët me bazë uji janë më të përshtatshmit dhe që ngrisin nivelin e kënaqësisë. Mirëpo këto thahen shumë shpejt dhe ju duhet që t’i përdorni disa herë gjatë seksit. Janë të sigurtë për përdorim me prezervativ.
Lubrifikantët krema në bazë uji
Janë të ngjashëm me lubrifikantët që janë vetëm në bazë uji, mirëpo kanë teksturë tjetër. Mund t’ju kujtojnë në losion dhe kanë të shkëlqyeshëm për seks. Qëndrojnë më gjatë se lubrifikantët në bazë uji dhe janë të sigurtë për përdorim me prezervativ.
Lubrifikantët në bazë vaji
Lubrifikantët në bazë vaji shfrytëzohen më rrallë, sepse çiftet shumë vështirë gjejnë llojin e valit i cili u përshtatet. Janë të shkëlqyeshëm për masazhë sensuale.
Lubrifikantët me shije
Shumë çifte duan kësi lloj lubrifikantësh, posaçërisht për seks oral. Mirëpo, ju duhet t’i kushtoni vëmendje të gjitha përbërësve të lubrifikantit dhe të shihni se a mos jeni të ndieshëm në përbërësit e tij. Për shembull, nëse jeni alergjikë në dredhëza, mos shfrytëzoni lubrifikantë me shije dredhëze.
Lubrifikantët me glicerinë
Mund të shkatërrojnë pH baraspeshën e florës vaginale. Shumë femra kanë deklaruar që këto lloj lubrifikantësh iritojnë dhe shkaktojnë infeksione këpurdhore. Ka një numër të madh femrash të cilat nuk guxojnë të përdorin lubrifikantë me glicerinë. Për fat të mirë, shumica e lubrifikantëve nuk përmbajnë glicerinë.
Ndieshmëria e të ftohtit apo të nxehtit
Në këto lubrifikantë ka një sasi të madhe të glicerinës me qëllim që të arrihet efekti i dëshiruar. Disave do t’ju pëlqejë kjo ndjenjë, kurse të tjerëve jo. është shumë i mirë për seks oral.
Për shtim të ndjeshmërisë
Këto lubrifikantë shpesh aplikohen në klitoris dqë të shtojë ndjeshmërinë dhe dëshirën për seks. /kosovarja.ch/