Nëse po shqyrtoni që të lindni me operacion cezarian, ju e dini tashmë se ai është një operacion i madh, dhe me rrezik më të madh të vdekshmërise tek nënat.Nëse keni planifikuar një operacion të tillë, për shkaqe shëndetësore, sigurohuni që zgjedhja është e drejtë.
Profesionalisht, një mjek nuk ka nevojë t’i tregojë një gruaje të shëndetshme për mënyrën se si do të lind.
Madje, Kolegji Amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve thotë se edhe nëse pacientja kërkon një gjë të tillë, mjeku duhet të përmbahet nga ky operacion.
Nëse keni më shumë se një fëmijë në mitër, ka më shumë të ngjarë të keni një metodë të lindjes nëpërmjet operacionit cezarian.
Përkundër të gjitha rreziqeve të mundshme, ndonjëherë është më e sigurt për ju dhe fëmijën tuaj që të keni një lindje nëpërmjet operacionit cezarian.
Foshnja e madhe mund të jetë një rrezik në lindjen normale, prandaj operacioni cezarian mund të ishte një alternativë më e besueshme.