1.4 C
Priština
More

    Gjidhënia dhe problemet më të zakonshme në të ushqyerit me gji

    spot_imgspot_img

    Ushqyerja me gji – gjëja më e natyrshme, por nuk është edhe gjithmonë pa probleme. Në kohën e kthimit të qumështit të gjirit, pavarësisht rekomandimeve të qarta të shoqatave pediatrike më me ndikim, është një statistikë shkatërruese – vetëm 35% e foshnjave e kanë mundësinë apo shansin që të pranojnë në çdo periudhë kohore (zakonisht shumë shkurtë) gjidhënien, veçanërisht qumështin e nënës.

    Për gjidhënie të suksesshme, është e dobishme që çdo shtatëzënë të ketë njohuri dhe të mësojë më shumë për rëndësinë dhe përfitimet e ushqyerjes me gji. Por, a e keni menduar se trupi juaj përgatitet për dhënien e gjirit, vjen deri tek zgjerimi i gjirit për shkak të zhvillimit të gjëndrrave të qumështit dhe rritjen e fluksit të gjakut. Është me rëndësi që të dini se madhësia e gjirit nuk ka të bëjë me aftësinë për të dhënë gji; pra, nëse keni gjinj të mëdhenj kjo nuk do të thotë se përmbani më shumë qumësht apo edhe anasjelltas.

    Pa marrë parasysh se sa e vështirë duket, gjasat për fillim të mirë do të keni nëse lindni në ndonjë nga maternitetet që janë “miqësor ndaj foshnjeve”, në të cilën foshnja do të qëndrojë pranë jush 2-3 orë mënjëherë pas lindjes (ideale do të ishte gjidhënja që në orën e pare pas lindjes, por kjo ndodh shumë rrallë në spitalet tona të lindjes). Thithja e gjirit, bëhet kur krijohet refleksi i foshnje së porsalindur, edhe atë në javën e 32 të shtatëzanisë. Kjo nuk do të thotë se fëmija lind i “mësuar”, ka nevojë për pak trajnim edhe nga foshnja, po edhe nga nëna.

    Të porsalindurit ushqehen me gji sipas kërkesës, kjo do të thotë sa herë që kërkohet. Është gabim që t’i jepni me zor gji foshnjes gjatë javëve të para të lindjes, pasi deri në muajin e dytë, foshnjat kanë ritëm të parregullt të ngrënies, ndonjëherë në katër orë, e ndonjëherë në një orë të vetme.

    Kohëzgjatja e të ushqyerit është shumë e ndryshme dhe në mënyrë strikte individuale – ca fëmijëve gjatë ditëve të para mund t’ju mjaftojë 10 – 15 minuta, ndërsa disa të tjerëve mund t’ju kërkohet 45 – 50 minuta. Është e rëndësishme që të leni vetë fëmijën tuaj të përcaktojë kohëzgjatjen e të ushqyerit, sidomos kur të fillojnë të dallojnë qumështin, përbërja e të cilit nuk është e njejtë si në fillim dhe në fund të ushyerjes. Në fillim ngjan si ujë, pastaj përbërje qumështi i butë, më pas bëhet i kremosur dhe me vaj, gjë që i jep foshnjes ndjenjën e ngopjes.

    Si mund të dini nëse foshnja juaj ka kapur siç duhet gjirin tuaj?

    • Goja e foshnjes është e hapur dhe buzët e përdredhura te jashtë;

    • Foshnja me gojën e saj mbulon pjesën më të madhe të areoles (rrethi i errët te thimthat), duke thithur thellë thimthën në gojën e saj;

    • Thithja bëhet në mënyrë ritmike, e forte dhe me pushime të shkurtra;

    • Kurr të rritet sasia e qumështit, mund të ndieni se si foshnja gëlltitet;

    • Pas disa gëlltitjeve të para, thimtha nuk është e dhimbshme (shqetësimi apo sikleti që shpesh paraqitet gjatë fillimit të të ushqyerit nuk është i njejtë tek të gjitha gratë, kjo përshkruhet si ndjesi e pickimit e cila zgjat gjatë minutave të para dhe vjen duke u zvogëluar dukshëm me kalimin e ditëve, zakonisht zhduket plotësisht pas dy javësh).

    Fëmija juaj mund të preferojë vetëm njërin nga dy gjinjtë, mirëpo ju duhet t’ia ofroni të dy gjinjtë në mënyrë të alternuar.

    Problemet më të zakonshme gjatë të ushqyerit me gji

    1. Në ditët e para pas lindjes, shumica e grave përjetojnë dhimbje të pakëndshme – plagë, të çara dhe lytha në lëkurën e thimthave. Edhepse mjaft e dhimbshme, plagët shërohen shpejtë, mjafton që të kaloni herë njërin gji e herë tjetrin (ndërprerja e gjatë e të ushqyerit me gji nuk do t’ju ndihmojë). Pas pak ditësh gjidhënie active, kur ju dhe foshnja juaj të keni ushtruar mire si të kapni gjirin (thimthën) dhe lëkura e areoles të fillojë të shkëlqejë, atëherë plagët veçmë do të pushojnë së daluri. Për kujdesin e gjirit rekomandohet fërkimi me vet kulloshtrën apo qumështin e nënës dhe pastaj tharrjen e thimthës në ajër. Përveç që hidraton dhe lubrifikon, qumështi (sidomos kulloshtra) përmban edhe antitrupa që parandalojnë zhvillimin e infeksionit. Duhet shmangur larja e gjirit me sapun sepse shkakton tharrje të lëkurës dhe duke e bërë më të ndjeshme ndaj dëmtimeve. Nëse paraqitet gjakderdhje e lehtë gjatë gjidhënies, ju mund të vazhdoni pasi kjo nuk do të ndërhyjë në foshnjen tuaj. Derisa keni një plagë të lehtë e cila mund të rrjedh gjak, fëmija mund të pështyjë sasi të vogla të gjurmëve të gjakut, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

    2. Nëse dhimbja zgjat gjatë tërë të ushqyerit, edhe nëse foshnja ka kapur si duhet thimthën, ka gjasa që ju të keni problem me lëkurën, gjegjësisht në rajonin e areoles apo edhe të thimthës, kështuqë më së miri do të ishte nëse do të konsultoheshit me një dermatolog. Zakonisht ka të bëjë me infeksionet fungale, shkaku i llojeve të Kandidës që paraqet një banor normal të lëkurës dhe mukozës, i cili është vetëm pak “jashtë kontrolle”. Thimtha mund të jetë e kuqërremtë dhe me shkëlqim, por mund të ketë funksion krejtësisht normal. Shpesh, fëmija mund të ketë ndonjë lloj infeksioni në majën e gojës – lloj kandide që paraqitet si njolla të bardha në zgavrrën e gojës, që vështirë mund të largohen. Ndonjëherë është e pranishme edhe kandida vaginale tek nënat. Trajtimi përfshin përdorimin e preparateve antifugale, kremë, pika apo tablet, varësisht nga ndryshimet e lokalizimit.

    3. Gjinjtë mund të jenë shumë të dhimbshme dhe të “stërmbushura”, që shpesh ndodh në ditët e para pas lindjes. Shërimi më i mirë mund të jetë gjidhënja e rregullt me kërkesë të porsalindurit, që përfundimisht çon në harmonizimin e nevojave të foshnjës dhe sasinë e qumështit që prodhohet. Ndonjëherë thimtha mund të jetë aq shumë e mbushur, saqë merr formën e një topi, ku foshnja thith me vështirësi ndërsa nëna mund të ndjejë dhimbje. Në një situate të tillë, mund të ndihmojë dushi me ujë të ngrohtë ose vendosja e fashave të nxehta në gji, si dhe shtrydhja e një sasie të vogël të qumështit gjë që ndihmon në zbutjen e gjirit. Provoni që të ndryshoni pozicionet e gjidhënjes, ku në këtë mënyrë të gjitha e pjesët e gjirit do të zbrazen në mënyrë të barabartë. Nëse edhe pavarësisht të gjitha masave të marra, ngel sasi e madhe e qumështit, atëherë ju mund ta shtrydhni me dorë ose me ndihmën e pompave dhe qumështin e tepërt mund ta depozitoni në frigorifer deri në gjashtë muaj, ose më mirë akoma ta dhuroni në Institut të neonatalogjisë (kjo, zakonisht iu referohet foshnjave të lindura para kohe të cilët nuk kanë qumësht gjiri në dispozicion).

    4. Nëse ju mbyllet kanali i qumështit, do ju bëhet si gungë që është shumë e dhimbshme në të prekur dhe lëkura mund t’ju skuqet sipër. Kjo gjë, paraqet bazë të përkryer për zhvillim të infeksionit, kështuqë ju duhet të aplikoni të njejtat masa si në rastin e mësipërm me gjinjtë e stërmbushur: nga më të rëndësishmet janë gjidhënja e rregullt, ndryshimi i pozicioneve gjatë ushqyerjes me gji, duke vendosur fasha të ngrohta dhe të ftohta rreth gjirit, si dhe masazhimin e butë të areoles. Nëse edhe më tej ky problem është i pranishëm, duke u rritur dhe shkaktuar dhimbje ditë pas dite, do të keni skuqje të lëkurës dhe paraqitje të etheve, gjë që më së miri preferohet vizita te mjeku. Për të parandaluar bllokimin e kanaleve të qumështit, është e rëndësishme që të mos veshni të brendshme dhe bluza që ju shtrëngojnë.

    5. Nëse në pjesën e poshtme të gjirit, qumështi zbrazet ose rrjedh ngadalë, lehtë mund të zhvillohen infeksione që trembin të gjitha nënat – inflamacioni i gjirit. Shkaqet janë bakteriet më të zakonshme që mund të gjenden në lëkurë (Staphylococcus aureus), manifestohet me rrjedhje, dhimbje dhe skuqje, që shoqërohen shpesh me ethe. Terapia përbëhet nga antibiotikë, ilaçë për dhimbje (nëse është e nevojshme), dhe fasha të ngrohta.

    Nëse ju paraqiten disa nga këto probleme, pavarësisht se sa të pakëndshme janë, në momentin më të rëndë, kujtohuni se si foshnja juaj përmes ngrohtësisë dhe sigurisë së mitrës suaj erdhi në këtë botë të zhurmshme e që nga të gjitha njeh vetëm – ngrohtësinë tuaj. Duke e mbajtur në krahë dhe duke e ushqyer atë me ushqimin e trupit tuaj, i ndihmoni foshnjes të kuptojë se ajo është e dashur dhe e mbrojtur dhe në këtë mënyrë përshtatet në mjedisin e ri. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...