1.4 C
Priština
More

    Gjethet e dafinës shërojnë çermën (sëmundje e kyçeve të gjymtyrëve)

    spot_imgspot_img

    Çerma është një çrregullim që rezulton në rritjen e niveleve të acidit urik (monosodium urate) në trup. Nivelet e larta të acidit urik çojnë në formimin e kristaleve të vogla që mblidhen si gunga në rreshtim të nyjeve. Kjo sëmundje karakterizohet nga nyje të përflakura dhe të deformuara.
    Çerma klasifikohet në dy kategori: primare dhe sekondare. 90% e rasteve të çermës është primare, ndërsa vetëm 10% sekondare.

    Shkaqet kryesore:
    MBI-PRODHIMI I ACIDIT DHE ELIMINIMI I PAMJAFTUESHEM NËPËRMJET URIN-ës, faktorët gjenetik, varësia e tepruar në alkool, dehidratimi, trauma, operacione, kimioterapia. Disa medikamente si aspirina, allopurinol dhe probene acid, acid nikotine, mund të shkaktojnë çermës.

    Trajtimi me metoda natyrore:

    1. GJETHET E DAFINËS përdoren në formë çaji në mjekimin e çermës.

    Përgatitja e çajit:  Në një gotë ujë që zjen shtohet 1 lugë (gjelle) me gjethe dafine të grimcuara sipas dëshirës, ena mbulohet me kapak dhe përzierja lihet të qëndrojë 10 minuta, më pas kullohet. Çaji është mirë të ëmbëlsohet me 1 lugë mjaltë. Pas një jave shishen rezultatet e para.

    2. UTHULLA E MOLLËS SË EGËR ndihmon në trajtimin e çermës dhe artritit. Aciditeti i uthullës së mollës lehtëson dhimbjet akute. Mund të shtoni dhe pak mjaltë për të rritur reagimin anti-inflamator të trupit.

    Përzieni një lugë (çaji) uthull molle në një gotë me ujë. Pihet 2-3 herë në ditë.

    3. SODA BIKARBONAT ndihmon në uljen e sasisë së acidit urik, duke lehtësuar dhimbjet.

    Përzieni një gjysmë lugë (çaji) sodë buke në një gotë me ujë. Pihet 4 herë në ditë, për dy javë rrjesht.

    Ata që janë mbi 60 vjet, nuk duhet të pine më shumë se tre herë në ditë. Gjithashtu, nuk duhet konsumuar nga ata që vuajnë nga hipertensioni.

    Anila Mirdita, Esteticiene e certifikuar, BioNatural Shop

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...