Secila femër e di mirë se sa i mundimshëm mund të jetë cikli menstrual, natyra ua përkujton se për çfarë janë kijuar d.t.th të jenë nëna pa marrë parasysh se a e dëshirojnë një gjë të tillë.
Nga thellësia e shpirtit i urrejmë shtrëngimet, dhimbjet, ndjeshmërinë e tepërt dhe efektet e tjera që na vijnë me menstruacionet, sepse të rralla janë ato fatlume që nuk i përjetojnë këto gjëra gjatë ciklit.
Derisa disa femra e dinë saktësisht se kur u fillon cikli, disa të tjerave ndonjëherë u vijnë më herët e ndonjëherë vonohen.
Mirëpo, çfarë u sillet nëpër mendje femrave gjatë kësaj kohë që u vonohen menstruacionet? Përgjigjen e keni më poshtë!
Deri në moshën 15 vjeçare– Mendoni se nuk është aq keq siç ju kanë thënë, nuk bëzdiseni çdo muaj./ Shkëlqyeshëm, nuk kam nevojë të bëj harxhime të mëdha. / E pse të “më vinë” çdo muaj kur nuk planifikoj të bëhem nënë para moshës 25.
Nga 15 deri në 20 vjeçe – Mos ndoshta jam shtatëzënë? / Si ta shikoj tani nënën në sy?/ Babai do të më vrasë!
Nga 20 deri në 25 vjeçe – Nuk ka gjasa të jem shtatëzëne, e gjithë kjo është pasojë e stresit të provimeve./E çka nëse ngel shtatëzëne, si do të kënaqem dhe dëfrehem pastaj?/ Mos dhashtë Zoti, unë ende nuk kam diplomuar!
Nga 25 deri në 30 vjeç – E çka nëse me të vërtetë jam shtatëzënë, do të më prishen planet e karrierës./ Dhashtë Zoti të ngelem shtatëzënë, jemi duke provuar me qindra herë dhe të gjithë mendojnë se jam sterile./
Nga 30 deri në 35 – Mos ndoshta kam ngelur përsëri shtatëzënë, sapo u rimëkëmba nga lindja e fundit!/ E çka nëse jam futur në menopauzë të hershme?/ ose ndoshta nuk është diçka në rregull, mos vallë kam ndonjë cistë, duhet urgjentisht të shkoj tek gjinekologu.
Nga 35 deri në 40 – Nuk ka gjasa të kem ngelur shtatëzënë, me siguri jam futur në menopauzë./ Nëse jam shtatëzënë dhe do e lindi foshnjen, njerëzit më vonë do të pyesin në mos jam gjyshja e tij.
Nga 40 deri në 45 – Sigurisht që është menopauza, shumë mirë që nuk kam nevojë të brengosem më. / Do të ishte trendi, sikurse tek ata të Holivudit, të lind në të dyzetat.
Nga 45 deri në 50 – Shpresoj se kam shpaguar borxhin tim si qenie njerëzore dhe jam bërë mjaftueshëm – nënë./
Nga 50 deri në 55 – Më në fund jam e lirë, apo ndoshta ka ende…/kosovarja.ch/