Gjërat që ndikojnë në zhvillimin e intelegjencës emocionale tek fëmijët

Tani që teknologjia është pjesë e rëndësishme e jetës sonë, nuk do të jetë aq problematike nëse fëmija juaj kalon disa orë para televizorit.

Sipas një studimi të ri, kjo gjë është problem. Studimi tregon se fëmijët që kalojnë më tepër kohë duke shikuar televizorin kanë gjasa që më vonë gjatë jetës të ngacmohen më shumë se të tjerët.

Pse ndodh kjo? Kjo ndodh sepse fëmija juaj i humb 2 orë në ditë para televizorit duke larguar përfitimet e dobishme të aktiviteteve shoqërore me femijët tjerë dhe nga interaksioni me prindët. Duke mos marrë pjesë në këto aktivitete, fëmijët nuk do jenë në gjendje të zhvillojnë intelegjencën emocionale, gjë që i bën më të prirë të ngacmohen në shkollë nga fëmijët tjerë.

Intelegjenca emocionale është e shtyrë nga përvoja shoqërore, thotë Linda Pagani, psikologe dhe profesoreshë në shkollën e psiko-edukimit të Universitetit të Montrealit.

Studimi përfshinte 991 vajza dhe 1,006 djem, në kohën kur fëmijët ishin 29 muaj të vjetër. Ekspertët pyetën prindërit se sa kohë gjatë ditës fëmijët e tyre rrinë para televizorit. Pastaj në klasën e gjashtë, ata bënë pyetësorë për këta fëmijë për atë se sa shpesh ngacmohen në shkollë nga fëmijët tjerë.

Ekspertët konkluduan se në çdo orë shtesë të shikimit të televizionit, mundësia për të qenë fëmijët të ngacmuar është rritur për 11%.

Një nga mënyrat më të mira të mbroni fëmijën tuaj nga ngacmimet e mëvonshme është inkurajimi për ndonjë hobi që ata dëshirojnë, qoftë sport, muzikë apo diçka tërësisht tjetër.

Televizori është i mirë për shumë arsye mirëpo shumë kohë e kaluar me të është e dëmshme për shëndetin e fëmijës suaj.

Mesazhi i këtij tregimi : Sigurohuni që të kaloni më tepër kohë duke bërë aktivitete me kuptim në vend se të qëndroni para ekraneve televizive. Fëmijët mësojnë nga shembulli juaj.

kosovarja.ch