Grumbulli i lodrave, në përgjithësi dhe sidomos teatri i kukullave që dominon në shtëpi, duhet të ngelen në fëmijërinë tuaj …
Dizajnerët pretendojnë se shtëpia juaj mund të zbulojë gjithçka rreth jush. Po ju sjellim disa nga këshillat më të mira që dizajnerët kanë përzgjedhur për revistën e famshme “Elle Decor”, se çfarë një femër me shumë shije nuk lejohet të mbajë në hapësirën e shtëpisë së saj.
Detaje shumë femërore
Detaje me dantella, karnera, rese, dekorime ngjyrë rozë…në asnjë mënyrë mos e teproni me detaje femërore që mund të rëndojnë stilin e shtëpisë. “Një apartament ngjyrë rozë? Absolutisht jo!”, thekson projektuesja Nicole Fuller.
Dekorime me lule artificiale
Nëse shoh dekorim me lule mëndafshi në shtëpinë tuaj, kjo për mua nënkupton vetëm një mesazh – unë heq dorë dhe asgjë nuk ka shpresë dhe jetë aty, thotë Susan Ferrier.
Kafshë pellushi (sidomos në shtrat)
Në shtëpinë e ndonjë femre duhet të jetë e qartë se aty mbizotëron dashuria, thotë dizajneri John Cole, por jo edhe të përfshihen të gjithë kujtimet e fëmijërisë. Nëse keni rritur ndonjë vajzë, jepjani lodrat dikujt që ka nevojë për tu rritur, e mos i mbani si fëmijë.
Produkte kozmetike gjithkah nëpër shtëpi
Nëse i mbani në banjo, në dhomën e gjumit, në pasqyrë para koridorit – kjo tashmë paraqet problem dizajni. Nuk keni nevojë ti shpërndani produktet gjithandej nëpër shtëpi dhe të tjerët të bezdisen duke parë se sa shumë kozmetikë ju përdorni, thekson Ryan White.
Koleksion i kukullave
Koleksioni i lodrave, në përgjithësi, dhe në veçanti ai i kukullave, tregojnë se ju keni ngecur përgjithmonë në fëmijërinë tuaj.
Fotografi familjare afër shtratit
Dizajnerët mendojnë vetëm dy fjalë rreth kësaj: Aspak nuk është seksi dhe atraktive në dhomë të gjumit!
Shumëllojshmëri e fotografive të qenve
Pa marrë parasysh se sa të bukur janë, nëse ngarkoni murin e shtëpisë me fotografi të tyre, kjo asnjëherë nuk duket bukur, thekson Fuller.
Kujtime nga shkolla e mesme
Dizajnerët edhe këtu janë të pamëshirshëm: Ato ditë janë thjeshtë të kaluara!
Shumë pjesë të mobiljeve që nuk kombinohen
Shtëpia e cila ka shumë pjesë të mobiljeve të ngrkuara apo që nuk kombinohen fare me njëra tjetrën – duket mjaft konfuze. Një deri në dy kombinime stili janë të pranueshme, gjë që e bën dinamike hapësirën e brendshme.