-2.1 C
Priština
More

    Gjërat që duhet t`i bëni para se të bëheni me fëmijë

    spot_imgspot_img

    Më siguri do jeni shumë më të lumtura nëse i bëni këto gjëra para se të vendosin të bëni fëmijë .

    1. Ndiqni qëllimin më të madh në karrierë.

    Dëshironi të shkruani libër? Të krijoni ndonjë aplikacion? Të trajnoni dhe të spijunoni për CIA-n? Mos prisni para se fëmija t`ua lidh këmbët, ndiqni ëndrrat para se të jetë e pamundur edhe të mendoni për ato.

    2. Shiheni artistin tuaj të preferuar për së gjalli

    është mirë të vallëzoni me tingujt e këngëve nga artisti i preferuar, i cili në ato çaste performon “live” dhe para jush.

    3. Investoni në gjëra klasike

    Të investoni në garderobë që nuk del nga moda është gjë e mirë andaj mos hezitoni për shkak të çmimeve.

    4. Blej mobiljet e ëndrrave.

    është më mirë të bleni mobiljet tash, se kur të bëheni me fëmijë duhet të kurseni për shkollimin e tyre.

    5. Udhëtoni sa më shumë!

    Shëtitje në Danub, të ndani nargjilen së bashku në Stamboll, të pini birrë në Mynhen. Të gjithë këto gjëra do të jenë të vështira dhe dyfish të shtrejta, kur në jetë ju vjen fëmija juaj. Ndoshta nuk do të pushoni së udhëtuari mirë ajo gjë do ketë më tepër stres dhe nuk do jetë romantike sikurse të ishit vetëm ju të dy.

    6. Punoni në shëndetin tuaj mental

    Gjëra tragjike dhe të tmerrshme na ndodhin të gjithëve gjatë fëmijërisë dhe rinisë. Të kuptoni se si të merreni me emocionet e shkaktuara nga ato vite, është gjë kyçe për krijimin e lidhjeve të shëndetshme me fëmijën tuaj. Riktheni gjërat me ndihmën e një miku apo psikologu, kuptoni tragjeditë që ju kanë ndikuar dhe përgjigjen tuaj ndaj këtyre ngjarjeve.

    7. Kërkoni këshilla nga prindërit

    Gjejeni se çfarë ka funksionuar për prindërit tuaj dhe vendosni se cilat gjëra do i merrni nga ata. Tregojini se si e shihni ju veten si nënë. 

    8. Bëjeni një vikend masiv vetëm për goca

    Mblidhini shoqet më të mira dhe rikthehuni në vitet si studente. Shkoni diku për vikend , kudoqoftë! Mos harroni të bëni shumë foto pasiqë do ju mbeten kujtime të bukura.

    9. Kuptojeni se çfarë pret partneri juaj nga jeta

    Lidhjet ekzistojnë për të na dhënë mbështetje për realizimin e ëndrrave, gjë që nuk mund të bëhet pa e kuptuar ëndrrën e partnerit tuaj.

    10. Bëni një gjë të rrezikshme për jetë

    Parashutë apo kërcim banxhi! Provoni gjëra të tilla sepse pas ardhjes së fëmijës do të jeni tepër të kujdesshëm dhe do ti mendoni të gjitha pasojat e mundshme në çdo veprim.

    11. Kurseni të holla

    Edhe në qoftë se fëmijët nuk janë në horizont, filloni të kurseni për çdo ditë. Në dhjetë vite prej tash do të jeni shumë e lumtur se keni fonde që do të ndihmojnë në edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.

    12. Kompletoni lodrat e juaja seksuale

    Kush ka kohë të blejë lodra seksi pasi që fëmija të arrijë. Kompletoni gjithçka që ju nevojitet para se vijë foshnja.

    13. Bëni një kafshë shtëpie

    Qen apo mace? Cilëndo që preferoni! Të kujdeseni për kafshët nuk është njësoj sikurse tek fëmijët mirëpo do ju japë idenë se si është të kujdeseni për dikë që është i/e varur tërësisht për ju.

    14. Ushtroni

    Fëmijëve ju duhen prindër të shëndetshmë dhe të aftë andaj filloni ndonëj rutinë fitnesi.

     15. Hani ushqime të shëndetshme

    Si do të bindni fëmijën tuaj të hajë shëndetshmë nëse nuk e bëni ju një gjë të tillë?

    16. Zbuloni më tepër për gjyshërit tuaj

    Ka gjasa që gjyshërit tuaj mos të jenë prezent të ju tregojnë fëmijëve tuaj tregimet e tyre, andaj është detyrë e juaja që t`ua përcillni ato histori dhe mesazhe.

     17. Bëni një listë me librat e preferuara

    Librat që i keni lexuar si fëmijë dhe adoleshent do të dëshironit ti ndani me fëmijën tuaj. Do ju bëjë më të afërt dhe do të fitojnë mirëkuptim më të thellë se si keni qenë ju të rinj.

    18. Jetoni në shtëpinë e ëndrrave

    Bleni apo merreni me qira- kujt i bëhet vonë! Përderisa ju ndjeheni komfort, e lumtur dhe e sigurtë në shtëpinë tuaj- edhe fëmija juaj do e bëjë një gjë të tillë.

    19. Bëni një road-trip!

    Këto udhëtime nuk janë aq me avantura kur keni fëmijë me vete.

     20. Përqafojeni frikën

    Pranojeni faktin se nuk dini gjithçka dhe merrni më tepër këshilla nga prindërit. Dashuria juaj e pakushtëzuar ndaj fëmijës do ju bëjë që në fund t`ia arrini./kosovarja.ch/

     

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...