Dekorimi është një pjesë e rëndësishme e shtëpisë. Gabimet që mund të bëhen në të, mund ta bëjnë shtëpinë të duket pa stil dhe e mërzitshme. Më poshtë ju paraqesim disa detaje që duhet të largoni nga shtëpia për të shpëtuar dukjen e ambientit tuaj të brendshëm.Jastëkët që janë një ngjyrë me divanin
Nuk duhet që këto të dyja të kenë ngjyrë të njëjtë. Ju mund të luani me ngjyra, tekstura dhe motive të ndryshme që kanë ngjashmëri me materialin e divanin. E bën dhomën më interesante dhe i jep më shumë jetë.
Ky lloj i dritrave, i jep shtëpisë pamjen e një klinike dentare, prandaj zëvendësojini me drita të ngrohta që krijojnë ndjesinë e qirinjëve.
Perdet e rënda
Perdet e rënda, me të vërtetë rëndojnë ambientin dhe e bëjnë të duket i trishtë. Zëvendësojini me materiale të lehta dhe ngjyra të ngrohta.
Tapih që janë shumë të vegjël për dhomën
Edhe nëse ai është shumë i bukur, nëse është shumë i vogël në proporcion me dhomën, largojeni. Tepihu i vogël e bën dhomën të duket e lirë.
Setet e divanëve dhe kolltuqeve
Setet e kombinuara të divaneve dhe kolltuqeve i përkasin të kaluarës. Ato e bëjnë dhomën të duket si foto katalogu. Nëse keni një divan dysh, zëvendësojeni me dy poltrona të këndshme.