Të gjithë e dijmë se jeta nuk është një përrallë dhe se nukjetojmë në film. Sa i përket kurorës së martesës të dashurisë së ndokujt, ka gjëra që është mirë ti dini. Është e vërtetë se ndonjëherë gjërat më të vogla romantike të martesës flasin shumë për veten dhe partnerin tuaj.
Ndonjëherë do të vijnë momente kur ju do të pyesni veten: Kjo është ajo çka kam dashur? Përgjithmonë kështu? deri në fund të jetës?
Kur ju martoheni para altarit, kjo do të thotë se keni gjetur shpirtin tuaj binjak me të cilin do të jeni të lumtur përgjithmonë. Megjithatë, është krejtsisht normale që nganjëherë gjërat të mos lëvizin në mënyrën ju si do dëshironit. Zhgënjimi, vetmia dhe dhimbja janë mëse të mundura në martesë. Nuk do të jetë e përsosur gjithçka dhe në martesë do të mësoni se shprehitë dhe emocionet luajnë rol. Realiteti i martesës është shumë i ndryshëm nga ai që njerëzit flasin – dhe këtë e pranoni.
Duhet më shumë përpjekje se sa ju mendoni
Martesa do të thotë durim. Kjo nënkupton se ju nuk duhet të ankoheni gjithmonë kur partneri nuk do lëshojë ujin në banjë apo të hedhë çorapet e pista në dysheme. Qënia njerëzore nuk është e thjeshtë dhe martesa është ajo që e dëshmon këtë. Ndoshta do të ketë momente kur ju mendoni se gjithçka është në vendin e saj dhe se keni arritur atë që dëshironit – por mos u gëzoni shumë. Preferohet të pranoni gjërat ashtu siç janë dhe ta kultivoni martesën me marrëdhëniet si i keni, e jo të përpiqeni të ndryshoni gjërat vazhdimisht.
Të shkoni në shtrat të zemëruar
Edhepse shumica rekomandojnë se nuk është mirë të shkoni në shtrat të zemëruar- besoni se në jetën martesore kjo do të ndodhë shpesh. Megjithatë, ndonjëherë është më mirë. Do të flini, qetësoheni dhe mendoni për çdo gjë. Kur jeni të zemëruar dhe frustruar, mund të thoni ndonjë gjë që nuk duhet thënë dhe do të flisni pa menduar. Është më mirë që me mendje të mprehtë dhe të kthjellët të diskutoni rreth problemeve dhe çështjeve që ju mërzisin. Dhe, ndoshta do të kuptoni se keni pasur thjeshtë një ditë të keqe.
Mungesë e seksit për një kohë të gjatë? Po, është e mundur
Periudhat me mungesë të raportit intim janë një pjesë e natyrshme e çifteve në martesë. Por, kjo nuk do të thotë se kështu do të jetë përgjithmonë. Angazhimet në martesë janë gjëja kryesore që duhet kryer, por duhet të dini edhe nëse nuk ka seks, ju duhet gjithmonë të keni dashurinë dhe respektin. Mos harroni puthjet dhe përqafimet, ato nënkuptojnë shumë.
Kuptoni se mund ta ndryshoni vetëm veten tuaj
Të gjithë mendojmë se mund të ndryshojmë ndonjë gjë tek partneri duke e bërë atë të përsosur. Pavarsisht motivimit të mirë për të, përpjekjet janë rraskapitëse dhe pothuajse të kota. Transformimi i një të rrituri është me të vërtetë një detyrë e pamundur. Me kalimin e kohës ju do të kuptoni se është më lehtë për të ndryshuar mënyrën se si reagoni ndaj gjërave të caktuara se sa të tentoni ta ndryshoni partnerin.
Gjëja më e rëndësishme është respekti. Kjo do të thotë se jo gjithmonë duhet të jeni dakord apo të pajtoheni me partnerin, por mund të krijoni një ekuilibër që ju kënaqë të dyve. Është e çuditshme martesa: ndonjëherë sjell mësime të vështira dhe periudha kohore ku nuk mund ta gjeni veten të përgatitur. Por fundja, këto janë gjërat që i japin pasuri jetës suaj të përbashkët dhe e bëjnë dashurinë t’ju zgjasë./kosovarja.ch/