Gjërat e vogla që nuk duhet harruar

Përkujtimi i fillimit të lidhjes.

Përkujtimi nëpërmjet një mesazhi romantik që i keni dërguar njëri tjetrit, apo puthja e parë, janë gjëra që do të zbusin zemrat e të dyve.

Imtësirë që tregon se mendoni për të

I bleni diçka pa asnjë arsy, diçka që i tregon se mendoni për të edhe kur nuk është pranë jush.

Kur i gatuani specialitetin e preferuar

Rruga më e mirë drejt zemrës kalon nëpërmjet stomakut. Gatuani diçka që ai dëshiron shumë dhe që e keni bërë vetëm për të.

Zgjimi pranë jush

Ndoshta disa meshkuj nuk dëshirojnë të pranojnë mirëpo njëra nga gjërat më të dashura për ta është zgjimi pranë personit të dashur.

Sjellja e butë me fëmijët

Nuk ka rëndësi se a është fëmija juaj apo i miqve tuaj, nëse ju sheh juve me fëmijë në duar menjëherë fillon të fantazojë për juve si familje.

Kudjesuni për të

Ka temperaturë, ankohet vazhdimisht dhe nuk ka asnjë grimcë fuqie dhe vullneti për asgjë, mirëpo e vëren se keni pastruar banesën, i bëni çaj dhe gjëra që tregojnë se kujdeseni për të.

Kush zihet, dashurohet

Lufta me jastëk, gudulisja e herëpashershme, uluritja dhe qeshja deri në vdekje janë gjëra që ju kënaqin dhe ju lidhin edhe më shumë.

Raporti i mirë me prindërit e tij

Kur ju sheh se merreni vesh për mrekulli me prindërit e tij ai gëzohet pasiqë askush nuk dëshiron një partnere që futet në konflikt me personat që e kanë sjellë në jetë.

kosovarja.ch