1.4 C
Priština
More

    Gjërat e nevojshme për nënën dhe foshnjen e posalindu në spital

    spot_imgspot_img

    Periudha më e bukur në jetën e çdo gruaje (dhe e gjithë familjës) shpesh herë është një stres i vërtetë. Sigurisht – është fjala për të shkuar në spital për lindje. Çfarë duhet të sjellë në spital për nënën dhe fëmijën? Përgjigje (t) në këtë pyetje mund të largojnë stresin dhe të bëjnë që qëndrimi në spital të kalojë më i qetë.

    Çfarë duhet të kenë gratë me vete kur shkojnë në spital në mënyrë që qëndrimi aty të jetë më i këndshëm:

    – Papuçe për spital,
    – Këmisha të natës me vrima për të ushqyerit e foshnjës me gji,
    – Brekë nga letra për një përdorim dhe brekë nga pambuku,
    – Letër higjenike,
    – Facoleta të letrës dhe të lagështa,
    – Peshqir,
    – Aksesorë tualeti (sapun të lëngët për duar, shampon, furçë dhe pastë dhëmbësh, locion trupi, krehër, deodorant dhe pasqyrë)
    –  Qese plastike (për rrobat e pista, etj.)
    – Veshje të rehatshme për dalje nga spitali.

    Gjithashtu, sjellëni të gjitha dokumentet e nevojshme (letërnjoftimin, librezën shëndetësore, kartelën e shtatzënisë, …). Gjëja e rëndësishme është që të merrni mjaft ujë dhe lëngje. Telefonin, I-Pod-in dhe kamerën nuk do të ishte keq që të keni me juve, si dhe ndonjë libër. Rekomandimi i ngrohtë shkonë për Christina Despot dhe librin e saj „Departamenti i mamisë“ për kënaqësinë e të gjitha grave, apo ndonjë liber tjetër të rekomanduar tek i cili ju do të mund të mësoni histori dhe shënime në lidhje me prindërit e rinj. Dhe, më e rëndësishmja – mos harroni të sjellëni një buzëqeshje në fytyrën tuaj!

    Çfarë është e nevojshme për qëndrimin e foshnjës në spital dhe për dalje nga materniteti:

    – 3 maica të brendshme për beba (benkicë), rrobat apo rrobat e ngjitura të ngrohta, kur moti është i ftohtë,
    – 3 kapela,
    – Pelena,
    – Facoleta të lagështa,
    – Mbajtëse për fëmijë apo jastëk dhe batanije foshnjore.

    Mbani mend – materniteti është vendi ku është më mirë të vijmë me më shumë gjëra, se sa të na mungoj diçka. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...