-2.4 C
Priština
More

    Gjëra të çuditshme që i ndodhin trupit tuaj pas lindjes së foshnjës

    spot_imgspot_img

    Çdo nënë mund të përshkruaj periudhën e lindjes si rraskapitëse, me ndryshime të mëdha trupore dhe se ju duhet kohë për ta rikuperuar trupin. Megjithatë, ka disa gjëra të çuditshme që ndodhin me trupin tuaj, disa janë të përkohshme, ndërsa të tjerat janë të përhershme.

    Kemi biseduar me disa disa nëna të reja për të marrë mendimet e tyre dhe rrëfimet për të gjitha gjërat e pazakonta dhe interesante që ju ka ndodhur me trupat e tyre pas lindjes së foshnjes. Nëse planifikoni të keni fëmijë ndonjë ditë, patjetër do të dëshironit ta lexonit këtë.

    “Kam vënë re se qimet në anën e djathtë të trupit tim (këmbë, nënsqetulla) rriten shumë më shpejt dhe gjatë në krahasim me anëne majtë. Kjo nuk po më shqetëson aspak, madje mendoj se është shumë qesharake”. – Eliza

    “Kofshet e mia u zgjeruan shumë gjatë shtatzënisë dhe mbeten kësisoj! Ende nuk jam mësuar me këtë ndryshim. Duhet të fle me një jastëk në mes të këmbëve që të jem e rehatshme”. – Ami

    “Gjithmonë kam qenë një vrapuese, por pasi linda fëmijën, nuk isha më e njejta. Në fillim mendova se nuk po arrij të kontrolloj fshikëzen time dhe se më rrjedhte në pika urina, por tani duhet të veshi shorce të shtrënguara dhe me ngjyrë të errët me qëllim të mbrojtjes nga ndonjë ekses i mundshëm”. – Melisa

    “Unë në mënyrë të befasuar kam rritje të një qimeje të gjatë në mjekrrën time, pas lindjes së foshnjes. Është shumë e turpshme dhe e neveritshme dhe asnjëherë nuk arrij ta vërej sa jam duke vozitur, vetëm kur jam afër pasqyrës”. – Suela

    “Këmbët e mia janë rritur shumë dhe po vazhdojnë së rrituri akoma. Tani kam ndryshuar madhësinë e këpucëve për një numër e gjysmë”. – Jana

    “Mënjëherë pas lindjes ishte më e keqja. Buzët e vaginës ishin kaq të fryera saqë më dukej se preknin deri te gjunjtë. Pas lirimit nga epidurali, unë fillova të bëj një dush dhe vëreva diçka ndërmjet këmbëve të mija. Mendova mos vallë kanë harruar ndonjë gjë aty poshtë dhe po më pengon kaq shumë, por jo ishte thjeshtë ënjtja dhe shtrirja e buzëve. Ishte shumë e sikletshme!”. – Linda

    “Pas lindjes së fëmijës, kam vërejtur se rritja e qimeve në këmbë është rritur në një normë shumë më të shpejtë se më parë. Unë duhet të rruhem çdo ditë që të jem e pastër, por është shumë shqetësues fakti se më duket vetja si mashkull.” – Gresa

    “Kam qenë shumë e ngazëllyer për të pasur gjoks të madh gjatë shtatzënisë, por edija se nuk do zgjasni shumë. Thithat e mia u varën shumë pas lindjes dhe gjatë gjidhënies. Dhe nuk janë njëlloj të stimuluara si më herët”. – Kaltrina

    “Përkundër të gjitha stërvitjeve në botë, trashësia dhe yndyra e mbledhur rreth pjesës së stomakut nuk ka shansë të hiqet më. Është me të vërtetë shqetësuese”. – Laura

    “Kisha flokë shumë të trasha gjatë shtatzënisë, por pas 5 muajve nga lindja e vajzës, pothuajse me grushta më bijnë flokët. Kam vë re se çdoherë pas larjes me sasi të madhe kam rënie flokësh. Vajza ime ka bërë shtatë muaj dhe unë ende kam rënie flokësh”. – Merita /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...