0.5 C
Priština
More

    Gjëra që ekspertët e modës kurrë nuk i bëjnë

    spot_imgspot_img

    Ekspertët e modës jorastësisht emërtohen kështu, apo jo? Ata thjeshtë dinë gjithçka që ka të bëjë rreth modës, andaj kur ata thonë për diçka “jo” atëherë ne mënjëherë pushojmë së bëri ato gjëra. Ja disa nga gjërat që ata kurrë nuk i bëjnë.

    Ata kurrë nuk blejnë rroba që kanë nevojë për përmirësim

    Pa marrë parasysh se sa shumë ju ka pëlqyer ndonjë fustan po pantallona, por që nuk janë në madhësinë e duhur dhe ju mendoni t’i përmirësoni në rrobaqespës – ju lutem mos e bleni asesi! Nga rrobat e gjera nuk bëhen rroba të vegjël, dhe këto përmirësime jo gjithnjë mund të dalin mirë, ndoshta edhe më keq akoma. Sado që të përpiqeni të ngushtoni mëngët apo sërish mbeten të tilla, andaj ose blini rrobat e duhura, ose qepni si duhet.

    Ata kurrë nuk hekurosin një palë rrobash me detaje dekorative

    Nëse rrobat tuaja janë shumë të rrudhura, dhe këto janë të dekoruar me printime të veçanta, rruaza apo detaje tjera, atëherë hekurosja me avull nuk është ajo që ju nevoitet. Avulli mundt të ndryshojë ngjyrën, të dëmtojë detjet dekoruese, andaj nëse keni rroba të tilla delikate më së miri është t’i dërgoni në pastrim kimik.

    Ata nuk i dërgojnë rrobat në pastrim kimik gjithnjë, madje edhe nëse kështu thuhet në etiketë

    Disa lloje të veshjeve kërkojnë pastrim kimik, edhe nëqoftëse iu shkruan në etiketën e tyre. Por, jo gjithmonë duhet t’i përmbaheni kësaj rregulle, jo për shkakun se është shtrenjtë, por sepse nganjëherë mund të dëmtojnë veshjet apo nuk heqin njollat. Ndjehuni lirë që bluzën tuaj delikate ta pastroni thjeshtë me ujë të ftohtë dhe detergjent të butë.

    Ata dinë si të sistemojnë rrobat

    Ngatërroheni me varjen e rrobave nëpër varëset në sirtar? E pra, ju mund të shfrytëzoni çdo varëse duke varur këmishat apo pantallonat dhe të përdorni pjesën e brendshme për të mbajtur strukturën dhe formën, dhe kështu do të ngjani vërtetë si një ekspert i modës.

    Ata kurrë nuk i ngjyrosin vet rrobat e tyre

    Ndryshimi i ngjyrës së rrobave duket aq zbavitëse dhe e lehtë dhe rezultati është gjithnjë interesant. Megjithatë ekspertët e modës nuk përzihen në lidhje me këtë, jo për faktin se është procedurë e vështirë, por që nganjëherë efekti mund të jetë jo i mirë. Pse të dëmtoni rrobat tuaja të preferuara? Të grisni xhinset është diçka tjetër, dhe t’i ngjyrosni ato është krejtësisht tjetër!

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...