Thonjtë e dëmtuar dhe të thyer ta shpifin vërtetë. Duket sikur ju nevoitet shumë kohë dhe mund deri sa t’i rritni ato, ose të shkoni nëpër sallone për trajtim të manikyrit dhe pastaj … thjeshtë thyhen për një moment të vetëm. Duket vërtetë proces i dhimbshëm dhe kanë pamje të tmerrshme, pra çfarë duhet të bëjnë femrat e gjora për këtë?
Nuk jam shumë e sigurtë për këtë, por mund të ju them se çfarë nuk duhet të bëni definitivisht. Kur ballafaqoheni me thonj të thyer, mos i preni thonjtë! Kjo mund të shkaktojë gjakderdhje, infeksione por edhe më shumë dhimbje!
Në vend që të preni thonjtë, veçanërisht nëse janë shumë afër shtratit të thuas, përpiquni vetëm ta rregulloni apo përmirësoni. Nëse është veçmë vonë për ta bërë këtë sepse thonjtë janë plotësisht të thyer, atëherë mbështillni gishtin deri sa të ju rriten thonjtë e ri.