Për shumicën nga ne, kujdesi për thonjtë tanë është sinonim i mirëmbajtjes së bukurisë së tyre estetike. Shkurtimi, prerja, manykyri janë ideale për thonjtë, por nëse ato shëndrrohen në një shtresë të verdhë apo iu dëmtohet përbërja, ju mund të frymëzoheni për të ndryshuar regjimin e kujdesit ndaj thonjve, por çfarë të bëni në lidhje me çështjet shëndetësore që mbeten nën sipërfaqe të thonjve?
Një praktikë e zakonshme nëpër salonet e bukurisë është të preni lëkurën afër thonjve tuaj. Pse? Natyrisht, ato japin një pamje të shëmtuar dhe janë tepër bezdisëse. Dhe, padyshim tërësisht dëmtojnë bukurinë e manikyrit tuaj, apo jo? Ndoshta mund të jetë kështu, por prerja e tyre paraqet një nga gabimet më të mëdha ndaj kujdesit të thonjve që mund të bëni! Kjo lëkurë që paraqitet afër thonjve tuaj, mbron sipërfaqen e thonjve nga tërheqja e mikrobeve dhe bakterieve. Kur ju i preni ato, në fakt lejoni që të paraqiten të gjitha llojet e infeksioneve bakteriale – në mesin e tyre edhe Herpesi.
Dhe, përveç faktit të padëshiruar të infeksionit, prerja e tyrë ju shpie edhe në çështje tjera të pazakonta estetike. Në fillim mund të duken bukur, por nëse ju vazhdoni prerjen e lëkurës vazhdimisht, ajo do të rritet më e fortë, e trashë dhe e çrregullt.
Por, nëse dëshironi lëkurë të pastër, ekziston një opsion i sigurtë … Në vend që ti preni apo shkulni ato, vetëm shtyni apo tërhiqni lëkurën mbrapa thonjve! Problemi u zgjidh …