1.4 C
Priština
More

    Gjashtë frizura të cilat secila femër do të duhej t’i provonte

    spot_imgspot_img

    Lexoni se cilat janë ato frizura kulti të cilat secila femër gjatë jetës së saj do të duhej t’i provonte…

    Bob

    Sigurisht ju kujtohet kur Victori Beckham mbante me krenari frizuren e saj bob? Shumë femra në atë kohë vendosën që të shkurtojnë flokët. Tani kanë kaluar shumë vjet, mirëpo frizura bob është njëra nga ato të përjetshmet e cila do të mbetet e famshme edhe shumë shumë gjatë.

    Kur është më së miri ta provoni këtë frizurë? Bob është frizurë ideale kur ju nevojitet një ndryshim, posaçërisht nëse keni filluar të punoni një punë të re, ose dëshironi të ndjeheni sa më e sofistikuar.

    Flokët e shkurtëra

    Flokët e shkurtëra gjithmonë kanë qenë në trend, mirëpo viteve të fundit janë veçanërisht aktuale frizurat pageboy dhe undercut. flokët e shkurtëra kanë edhe shumë përparësi sa i përket thjeshtësisë së mirëmbajtjes. Gjithashtu, ju bëjnë të ndjeheni të lira dhe të dukeni shumë më të reja.

    Ato mundeni gjithmonë t’i zbukuroni me kapëse shumëngjyrëshe, mirëpo deri në një masë, sa të mos duken qesharake. Për këtë frizurë, do të keni nevojë për më pak shampon dhe balsam. Ndoshta tingëllon qesharake, mirëpo ju do të kurseni në shampon dhe balsam brenda muajit, sa edhe vetë do të habiteni.

    Shumë yje botërore kanë bartur dhe ende bartin flokë të shkurtëra, si Anne Hathaway, Halle Berry, Michelle Williams dhe Charlize Theron – Kush thotë që flokët e shkurtëra nuk janë femërore?!

    Kur është më së miri ta provoni këtë frizurë? Atëherë kur ndjeheni mjaftueshëm të guximshme.

    Flokët bjonde

    Nga të bardhat platine e deri tek të artat e ngrohta, flokët bjonde gjithmonë kanë tërhequr vëmendjen. Ndoshta është koha që edhe ju t’i jepni shansin një frizure ala Marilyn Monroe apo Gëyneth Paltroë.

    Kur është më së miri ta provoni këtë frizurë? Pas ndarjes ose kur vendosni që të filloni një faqe të re në jetën tuaj.

    Magjepsje mbretërore

    Kjo është një frizurë klasike femërore, e denjë për një princezë. Për frizurën e Kate Middleton po flitet shumë, si dhe është duke u kopjuar nga shumë femra.

    Kur është më së miri ta provoni këtë frizurë? Secili rast i veçantë është rast për kësi lloj frizure glamuroze, ose kur dëshironi të ndjeheni e veçantë pa ndonjë arsye.

    Loknet holivudiane

    Po, ato janë ato frizura të cilat i shohim shpesh nëpër qilimat e kuq, e të cilat i adhurojnë shumë nga bukuroshet e famshme. Flokë të lëshuara dhe të trajtuara mirë me lokne të lehta.Kur është më së miri ta provoni këtë frizurë? Në martesë, ditëlindje dhe ngjarje tjera solemne.

    Balluket

    Balluket mund të mbahen në çfarëdo gjatësie të flokëve, mirëpo thjesht do të duhej që në ndonjë periudhë të jetës ato t’i keni patjetër. Ka shumë variante, ku njëra nga to do t’ju rrijë mirë patjetër.

    Kur është më së miri ta provoni këtë frizurë? Kurdoherë, në çfarëdo sezoni, me çfarëdo stili. Kurrë nuk është kohë e gabuar për balluket.

    Kjo temë është përgatitur nga Rrjeti i Studiove të Bukurisë PASSION.

    Foto: en.wikipedia.org

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...