Gjendja e lëkurës e njohur si “gishti i këmbës i Covid” mund të jetë një efekt anësor i përgjigjes së sistemit imunitar për të luftuar virusin, sipas një studimi.
Simptoma rezulton në inflamacion, skuqje dhe/ose kruajtje në duar dhe këmbë, të cilat zgjasin ndonjëherë me muaj. Zakonisht zhvillohet brenda një jave deri në katër javë pas infektimit dhe mund të rezultojë në gishtërinj të këmbës dhe dorës të fryrë ose me ngjyrë ndryshe.
Hulumtuesit e studimit, i cili është publikuar në British Journal of Dermatology, ekzaminuan 50 pjesëmarrës me gjendjen dhe 13 të tjerë me njolla dhe skuqje në lëkurë të cilat u shfaqën para pandemisë.
Ata vunë re një mekanizëm pas të dy llojeve të gjendjes që gjeneronte një përgjigje imune me nivele të larta të autoantitrupave të caktuar, të cilët gabimisht synojnë dhe reagojnë me qelizat dhe indet e një personi, si dhe virusin pushtues.
Përveç sistemit imunitar, qelizat e enëve e gjakut që furnizojnë zonat e prekura gjithashtu duket se luajnë një rol kritik në zhvillimin e simptomave që prekin gishtat e këmbës.
Studiuesit thanë se simptomat, në shumicën e rasteve, largohen pa ndonjë trajtim, ndërsa disa pacientë duhet të përdorin kremra dhe barna.