‘E di që zoti ka pasur plane të mëdha për mua, por mendoj që nuk janë të përzgjedhura për këtë jetë!’
Si ka qenë Gjia? Top modelja e parë amerikane, shumë e bukur, rebele, e njohur, krejtësisht e ndryshme, pafund e talentuar, por mbi të gjitha e vetmuar dhe e pafat, edhe pse i ka pasur të gjitha që gjithmonë i ka dëshiruar, dashuria dhe fati gjithmonë i kanë rrëshqitur nga duart.
Gjija Karangi në botën e modelingut ka hyrë krejtësisht befasishëm, kur si tinejxher e ka vërejtur në një diskotekë fotografi dhe parukieri Mauris Tanebaum: “E kam parë, dhe nuk kam mundur t’i shkëputem, derisa e kam fotografuar. Ajo ka qenë e fascinuar me idenë e pozimit. I është vërejtur ajo bukuri e paprekur dhe e pa përpunuar”.
Ai më pas fotografitë i ka dërguar në njërin prej agjensioneve më të mira të asaj kohe në krye të së cilës ka shkëlqyer Wilhelmina Cooper, e cila është dashuruar në Gjinën në shikim të parë, duke ia falur edhe mungesën e gjatësisë dhe dukjen ekstremisht jotipike.
Një botën e njerëzve të bardhë dhe glamur, Gjija është theksuar si brune, me lëkurë dhe sy të mbyllët , me makiazh dhe në stil casual- xhins, patika, jakne lëkure, pantallona ushtrie, këmishë të bardhë, krye në vete, aq e ndryshme, vetëm e vetes, me qëndrim të përhershëm “Ej unë jam kjo, merre apo lëre”.
Specificiteti i Gjijës nuk ka pasur kufinj – ajo ka pranuar hapur edhe orientimin e saj homoseksual, që nuk ka qenë i çuditshëm në botën ku ajo është sjellur, por manekenet nuk kanë pasur luksin që me të të mburren, duke patur parasysh se kanë përfaqësuar agjensione serioze.
Edhe përkundër këtij kontroversi, figura e mrekullueshme, fytyra mahnitëse dhe talenti i rrallë për të flirtuar me aparatin fotografik, ia kanë mundësuar rrugën deri në maje të suksesit, duke i siguruar shumë ballina, editoriale provokative dhe bashkëpunim me fotografët më të mirë botërorë. Njëri nga fotografët, më vonë edhe mik i saj i ngushtë, Francesko Skavulo sot thekson: “Në karrierë kam takuar tre manekene që ma kanë ndalur frymën. Gjija ka qenë e fundit”.
Vetëm pas një viti në New York është bërë modelja më prestigjioze, duke inkasuar 100.000 dollarë, duke vizituar klubet elitare dhe duke u sjellë në majat e shoqërisë, afër yjeve të rokut, artistëve dhe fytyrave publike.
Por realiteti i Gjijës e ka pasur anën tjetër të medaljes – e re dhe e vetme në botën që të përpinë, pafundësisht ka qenë në kërkim të dashurisë dhe pranimit, ndërsa në fytyrë e ka ‘goditur’realiteti – kthimin në banesën e zbrazët pa ndokend që do t’i ofronte një përqafim.
-Paraja nuk më intereson. I kam të gjitha që i kam dëshiruar ndonjëherë, ndërsa kam ardhur në një pikë që e pyes veten. “Çfarë ne dreq më duhen krejt këto?”. Unë dua më shumë, dua fat, dashuri, dua të kem dikë që kujdeset për mua- asnjëherë nuk e ka fshehur vetminë Gjija.
Shpëtimin e ka kërkuar në familje, me muaj duke e lutur nënën dhe vëllain t’i bashkëngjiten, e ata, duke mos e ditur seriozitetin e situatës, nuk kanë pranuar. Dëshira e Gjijës që të ketë dikë pranë vetes ka shkuar deri aty që në kohën kur nëna e saj ikte nga ajo, ajo ka bërtitur, është shtrirë dhe e ka lutur të rrijë. Në fund, që t’i ikë vetmisë së tmerrshme i është kapur alkoolit, tabletave e opiumeve, që njëherë e përgjithmonë e kanë ndërruar rrjedhën e jetës së saj!
Së shpejti i është dukur që fati i dashurisë i shumë pritur i ka buzëqeshur, Gjija e ka filluar një lidhje pasiononte me makijazhisten Sendi Linter e cila shumë shpejt e ka lënë, duke mos qenë e përgatitur për paragjykimet e publikut dhe rrezikun e shembjes së karrierës.
Pikërisht në atë kohë, e dëshpëruar dhe me zemër të thyer, Gjija merr vesh që mbrojtësja e saj, punëdhënësja dhe ‘nëna e dytë’ Vilhemina ka vdekur nga kanceri në mushkëri.
E humbur, pa njeriun e duhur që ta mbështesë dhe drejtojë, ajo edhe më shumë i është futur narkomanisë, kështu ngadalë duke u bërë e varur nga heroini. Kjo i ka kushtuar me karrierë; ka filluar të bëhet jo profesionale dhe e gatshme për konflikt, ka humbur drejtimin, ka filluar të vonojë në xhirime. E edhe pse rrethi e kanë ditur që ajo ka përdorur nga katër qese në ditë heroin, që janë vdekjeprurëse, askush nuk i ka ofruar ndihmë.
Popullariteti i saj nuk është lëkundur, edhe më tej ka qenë njëra nga modelet më të kërkuara, sepse fotografitë e saj kanë qenë legjendare dhe të posaçme. Por përsëri, vitet në drogë lënë edhe pasoja,atë kanë filluar ta zëvendësojnë manekenet më të reja dhe të shëndetshme, dhe kjo ngadalë ka filluar të kuptojë që diçka duhet të ndërruar, dhe kështu është regjistruar në qendër për të varurit nga droga. Njëkohësisht, ka provuar të ringjallë karrierën, por çdokund ka hasur nëpër dyer të mbyllura.
Në ndihmë i del shoku i saj Skavulo, i cili fjalë për fjalë ia dhuron ballinën e “Cosmopolitan” e cila ka qenë edhe e fundit në karrierën e saj. Edhe pse Gjinën e kanë refuzuar, zbrazëtia që ajo ka lënë në botën e modës ka qenë e madhe, saqë edhe atëherë kur ka treguar më së paky përkushtim, ajo ka mundur të shkëlqejë.
Por, e keqja tashmë ka rënë mbi Gjia. Ajo diagnostifikohet me sidë, që atëherë ishte virus i panjohur. Muajt e fundit i ka kaluar në shtratin e spitalit, duke mos u ndarë nga nëna, duke i kthyer fesë dhe zotit. Ka vdekur në moshën 26 vjeçare, duke lënë kështu trashëgimi të vlefshme për modën, dhe duke vendosur standarde të larta përgjithmonë në modë.
Ka qenë modelja e parë që qetësisht i është sjellur kamerës, duke pozuar gati në trans, dhe duke realizuar foto spontane dhe të gjalla. Ngacmuese, e këndshme dhe e lirë, e ka tejkaluar edhe modën e fotografisë, duke arritur të ridefinojë termin bukuri në atë kohë, dhe duke e sjellë kohën e bukurisë ‘egzotike’ që i ka hapur dyer manekineve të Brazilit dhe Amerikës latine.
Për Gia-n është bërë edhe filmi, ku rolin kryesor e luan Angelina Jolie
Foto: Youtube