Të gjithë gjatë javës jemi të lodhur nga ushqimet e shpejta apo të thata në punë. Prandaj, ju sugjerojmë këtë recetë çorbe për kënaqësinë gastronomike të cilët do ta vlerësojë stomaku juaj.
Gjellë me mish të pulës dhe qepë
Nevojitet:
- 0,5 kg mish pule,
- 4 qepë,
- 2 lugë miell,
- 1 luge specë të kuq të ëmbël,
- 1 lugë çaji kripë,
- Vegetë,
- Vaj
- Toptha
- 3 vezë,
- 8 lugë miell
Përgatitja:
E prisni imët qepën, e kriposni dhe në një tengjere të madhe e zieni me pak vaj dhe ujë deri sa zbutët. Shtoni mishin e prerë në copa të vogla, apo krahë, dhe zieni në temperaturë të mesme për 15 minuta. Shtoni miellin dhe piperin e kuq dhe perzieni në mënyrë që mos të digjen. Hidheni ujin deri sa të mbulohet e tëra, shtoni temperaturen dhe vazhdoni me zierjen. Pasi që kjo përbërje vlon, zvogëlojeni temperaturen dhe ziejeni edhe gjysmë ore. Nëse ëshë e nevojshme shtoni akoma vegetë. Vezët tundni me pirun, pastaj shtoni miellin në mënyrë që të fitoni një brumë elastik me trashësi të mesme. Në gjellën e cila ngadalë po vlon e shtoni brumin. Kur topthat rriten dhe dalin në sipërfaqe, ndalni temperaturen temperaturen, mbulojeni dhe lëreni edhe për një kohë që të zihet./kosovarja.ch/